Lufta Rusi-Ukrainë, Rama: Legjitime të mbështesësh Kievin, por Europa ende nuk ka një plan paqeje

Kryeministri Edi Rama i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”, u ndal edhe tek lufta Rusi-Ukrainë.


Kryeministri Edi Rama i ftuar në forumin ndërkombëtar të sigurisë dhe politikave globale “Future Resilience Forum 2025”, u ndal edhe tek lufta Rusi-Ukrainë.

Rama tha se “për disa vjet gjatë administratës së mëparshme amerikane, Europa jashtëkontraktoi politikën e saj të jashtme dhe e vuri veten në autopilot duke ndjekur SHBA. Në dritën e konfliktit dhe në qasjen që ishte maksimaliste dhe me të gjithë arsyet e nevojshme morale, tani situata ka ndryshuar dramatikisht dhe ajo çfarë për shembull konsiderohej se ishte një fjalë e papranueshme ‘armëpushim’ dhe kur e përmendi Viktor Orban u trajtua me përçmim”.

“Befas u bë e pranueshme kur e përmendi Donald Trump dhe të gjithë udhëheqësit europianë e përqafuan dhe filluan të kërkonin arritjen e një armëpushimi, por me sa duket shumë vonë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ajo çfarë më bën shumë të paqartë është se edhe sot që flasim Europa nuk ka një plan paqeje të vetin. Sigurisht është absolutisht legjitime të mbështetësh Ukrainën, të mbështetësh plotësisht integritetin territorial, të kundërshtosh plotësisht marrjen me forcë të një cope tokë nga një vend tjetër, por ndërsa po mendojmë të riarmatosemi, të mbështesim Ukrainën me armë, tingëllon apo ngjan mjaft e çuditshme që nuk kemi një strategji paqeje, nuk kemi një plan”.

“Fitorja absolute është një nga alternativat, por nuk mund të jetë alternativa, ndërkohë na duhet të kemi një plan si duket kjo paqe. Mungesa e tij na bën krejt të varur nga çfarëdo lloj gjëje që do të bëjë Uashingtoni në këtë drejtim, që qartësisht është diçka që ndryshon shumë nga më parë dhe është diçka që ka një qasje tërësisht të ndryshme të asaj që po zhvillohet dhe si duhet të vazhdojë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “e shoh si një shembull mbresëlënës të mungesës së një qëndrimi të konsoliduar autonom të Europës në raport me çështje të rëndësisë së madhe dhe çështjeve me peshë të madhe strategjike”.

Lexo më shumë nga

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vlerësim i kapaciteteve të Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura, sipas standardeve të NATO-s

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të grupit të detyrës tokësore të operacioneve speciale…