Gonxhja: “The Albanian Key” do të hyjë në historinë e artit shqiptar!

Skulptura monumentale është një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi-Milot


Skulptura monumentale “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri shqiptaro-italian Alfred Mirashi-Milot, është në prag të përfundimit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, solli në rrjetet sociale një album fotografish nga punimet për veprën.

Kjo kryevepër artistike, një ndër projektet fituese të Konkursit Ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, program nën kujdesin dhe financimin e Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, do të vendoset në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke sjellë një dimension të ri estetik dhe kulturor. Përmasat e skulpturës janë mbresëlënëse. Çelësi do të jetë 20 metra i gjatë dhe 10 metra i lartë dhe simbolizon fuqinë dhe komunikimin përmes artit.

“Pas orësh të panumërta pune dhe përkushtimi, Alfred Mirashi – Milot dhe ekipi i tij i talentuar po realizojnë një vepër që do të hyjë në historinë e artit shqiptar. “The Albanian Key” mbart një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: t’i japim fund dyerve të mbyllura dhe të hapim shanse për të gjithë, duke krijuar mundësi të barabarta për çdo njeri”, është shprehur ministri Gonxhja.

✨ Në prag të përfundimit skulptura monumentale 🗝️🇦🇱 “The Albanian Key”, një vepër publike mahnitëse nga mjeshtri…

Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, May 19, 2024

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.