Hoxha pret homologun e Katarit: Avancojmë me projekte të përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, sulltan Bin Saad Al Muraikhi.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë dhe më pas në Durrës, ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, sulltan Bin Saad Al Muraikhi.

Hoxha njoftoi se diskutimet mes dy homologëve riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera, besimin reciprok dhe partneritetin e fortë midis dy vendeve tona, si dhe angazhimin e përbashkët për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në disa fusha kyçe.

“Ne ramë dakord që rritja e shkëmbimeve, veçanërisht atyre të nivelit të lartë, ofron një moment të rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit dhe eksplorimin e mundësive të reja me interes të ndërsjellë. Gjithashtu theksuam potencialin e rëndësishëm për biznesin në të dy vendet, duke përfshirë zgjerimin e investimeve të Katarit në Shqipëri në sektorë kyç si transporti, energjia, turizmi, bujqësia, infrastruktura dhe arsimi.

“Për këtë qëllim, qeveritë tona do të mbajnë dialog intensiv politik dhe teknik që synon avancimin e projekteve konkrete të përbashkëta, lehtësimin e investimeve dhe forcimin e kontakteve njerëzore”, deklaroi Hoxha.

Ministri Hoxha shtoi se Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe mbështetjen e Katarit gjatë viteve, veçanërisht në kohë nevoje.

“Përsërita solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë me Katarin në dritën e zhvillimeve të fundit përshkallëzuese në Lindjen e Mesme dhe dënova me forcë çdo veprim që kërcënon paqen, sigurinë, sovranitetin ose integritetin territorial të Katarit.

“Ne ndajmë bindjen se lidhjet e ngushta midis vendeve tona, të bazuara në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim dhe interesa të përbashkëta, do të vazhdojnë të forcohen në vitet në vijim”, theksoi Hoxha.

Marrë nga ATSH

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…