Silvinjo largohet nga Kombëtarja: Një komb që më ka pritur shumë mirë

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo) mbylli sot drejtimin e skuadrës shqiptare pas thuajse 3 vite e gjysmë në krye të kuqezinjve.


Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Júnior (Silvinjo) mbylli sot drejtimin e skuadrës shqiptare pas thuajse 3 vite e gjysmë në krye të kuqezinjve.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare Silvinjo tha se “si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare”.

“Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë. Falënderoj Presidentin Duka për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares”, u shpreh ish-trajneri.

“Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë së bashku, siç e kam thënë gjithmonë. Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë”, tha Silvinjo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me nënsekretaren amerikane Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike, Allison Hooker,…