Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Majlinda Toçi, vlerësohet në Torino me çmimin prestigjioz italian “Vitaliano Brancati 2026”

Çmimi iu dorëzua znj. Toçi nga senatori italian Giorgio Merlo, Presidenti i Shoqatës Kulturore “Vitaliano Brancati”, Giovanni Firera, si dhe studiuesi dhe shkrimtari Riccardo Rossotto.


Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare Majlinda Toçi është nderuar me çmimin prestigjioz “Premio Internazionale ‘Vitaliano Brancati’, Edizione 2026”, një nga vlerësimet më të rëndësishme italiane në fushën e kulturës, të gazetarisë dhe të promovimit të dijes. Motivacioni i këtij vlerësimi është “Për angazhimin në përhapjen e dijes dhe promovimin e kulturës si urë dialogu dhe zhvillimi qytetar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.”

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u zhvillua në kuadër të Sallonit Ndërkombëtar të Librit, në qytetin e Torinos, ndërsa vendimi për t’ia ndarë këtë çmim znj. Toçi, si fituese e edicionit të 11-të qe marrë në mars të këtij viti.

Ky çmim përbën vlerësim të rëndësishëm për kulturën shqiptare dhe për afirmimin ndërkombëtar të institucioneve tona të dijes dhe të trashëgimisë kulturore. Njëkohësisht, çmimi vlerëson angazhimin dhe kontributin e znj. Toçi në promovimin e dijes, të kulturës dhe të dialogut përmes Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, si institucion i kujtesës dhe i kulturës kombëtare.

Çmimi iu dorëzua znj. Toçi nga senatori italian Giorgio Merlo, Presidenti i Shoqatës Kulturore “Vitaliano Brancati”, Giovanni Firera, si dhe studiuesi dhe shkrimtari Riccardo Rossotto.

Edicioni i këtij viti mblodhi në Torino figura të rëndësishme nga bota e kulturës dhe e institucioneve publike italiane dhe ndërkombëtare. Mes fituesve të edicionit 2026 ishin edhe Alessandra Sardoni, Licia Mattioli, Enzo Ghigo dhe historiani Gianni Oliva.

Çmimi “Premio Internazionale Vitaliano Brancati” promovon vlerat e gazetarisë, kulturës dhe lirisë së mendimit si instrumente të njohjes, përgjegjësisë qytetare dhe zhvillimit demokratik. Përgjatë viteve, ai ka nderuar figura të rëndësishme të jetës publike italiane dhe ndërkombëtare, duke ruajtur vëmendjen ndaj rolit të informacionit dhe kulturës në shoqërinë bashkëkohore.

RTSH.al

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…