Ahmetaj: Mikrofinanca të forcojë transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorit

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, deklaroi sot se misioni kryesor i mikrofinancës duhet të mbetet ofrimi i një alternative të përballueshme dhe të përgjegjshme financiare për shtresat më në nevojë, duke ruajtur balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale.


Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, deklaroi sot se misioni kryesor i mikrofinancës duhet të mbetet ofrimi i një alternative të përballueshme dhe të përgjegjshme financiare për shtresat më në nevojë, duke ruajtur balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale.

Ahmetaj i bëri këto komente gjatë Konferencës së 28-të Vjetore të Qendrës së Mikrofinancës, me temë “Mikrofinanca në tranzicion: A është misioni në rrezik?”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve financiare, organizatave ndërkombëtare, rregullatorëve, investitorë dhe ekspertë të mikrofinancës nga Evropa dhe rajoni.

Në fjalën e saj, Ahmetaj vlerësoi kontributin e sektorit të mikrofinancës në zgjerimin e përfshirjes financiare dhe mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla, veçanërisht për kategoritë dhe zonat me akses të kufizuar në shërbimet tradicionale bankare.

“Misioni primar i mikrofinancës është të jetë një alternativë e përballueshme dhe një mbështetje sociale për shtresat që kanë më tepër nevojë për një derë të hapur në sektorin financiar. Përtej dimensionit financiar, mikrofinanca duhet të kontribuojë në krijimin e mundësive për zhvillim, punësim dhe përfshirje ekonomike, duke ruajtur gjithmonë balancën mes objektivave tregtarë dhe përgjegjësisë sociale”, u shpreh ajo.

Duke folur për zhvillimet në vend, Ahmetaj theksoi se Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë vitet e fundit masa rregullatore dhe mbikëqyrëse për rritjen e transparencës, mbrojtjen e konsumatorit dhe përmirësimin e cilësisë së kreditimit në sektorin jobankar dhe të mikrofinancës.

Ajo përmendi ndryshimet rregullatore të ndërmarra për forcimin e administrimit të rrezikut dhe rritjen e transparencës ndaj klientit, ndërsa nënvizoi se reputacioni dhe besimi publik mbeten elemente thelbësore për qëndrueshmërinë e industrisë së mikrofinancës.

Ahmetaj vlerësoi rolin e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare” në modernizimin e sektorit, forcimin e dialogut profesional dhe mbështetjen e reformave rregullatore, duke shprehur besimin se industria do të vijojë të zhvillohet mbi baza më të forta transparence, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie sociale.

/Burimi ATSH

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri