Begaj pret ambasadorin Alajmi: Nxitje investimeve kuvajtiane në fusha me interes strategjik

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Mohsen Alajmi.


Presidenti Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale të ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri, Mohsen Alajmi.

Kreu i Shtetit i uroi ambasadorit Alajmi mirëseardhjen në Tiranë duke shprehur besimin në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fillim të këtij takimi, Begaj rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me Kuvajtin përballë sulmeve të Iranit, duke i cilësuar ato si një shkelje të hapur të sovranitetit të shtetit dhe të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa vlerësoi mbështetjen për qytetarët shqiptarë në Kuvajt.

Në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe, Presidenti Begaj vuri në dukje se ato janë të nivelit shumë të mirë, teksa përmendi projekte të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, si në sferën humanitare ashtu edhe në fushën e zhvillimit.

Në vlerësimin e Presidentit Begaj, këto nisma të përbashkëta duhet të vazhdojnë, ndaj dhe në takim u vlerësua interesi i intensifikimit të vizitave të ndërsjella për rritjen e bashkëpunimit.

Shqipëria, theksoi Kreu i Shtetit, inkurajon sipërmarrësit kuvajtianë të përdorin lehtësitë e krijuara nga institucionet shqiptare për të investuar në fusha me interes strategjik.

Në këtë aspekt u shpreh gatishmëria për të thirrur Sesionin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunim Ekonomik.

Gjatë takimit, krahas marrëdhënieve dypalëshe, u vlerësua mbështetja e Kuvajtit për Kosovën si dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare, veçanërisht për kandidaturat përkatëse në organizmat e OKB-së.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri