Rolando Maran, trajneri i ri i Kombëtares kuqezi të futbollit

Presidenti i Federatës Shqiptare e Futbollit (FSHF), Armando Duka prezantoi sot në një konferencë për shtyp trajnerin Maran.


Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Presidenti i Federatës Shqiptare e Futbollit (FSHF), Armando Duka prezantoi sot në një konferencë për shtyp trajnerin Maran.

Gjatë konferencës, trajneri Maran tha se e ka ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare duke përcjellë komplimente.

“Më jepet mundësia për të trajnuar një kombëtare që përfaqëson një popull me krenari të madhe. Është krenari e madhe për mua dhe premtimi është për të kërkuar të transferojmë atë dashuri për këtë fanellë, ta transferojmë në fushë, duke vënë të gjithë brendësinë time dhe stafin tim dhe ata që do njoh. Për mua është një impenjim që ndërmarr”, u shpreh Maran.

Duke folur për synimet në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit, ai theksoi se ëndrra e tij është të çojë Shqipërinë në botëror, duke e konsideruar këtë edhe si ëndërr të vetë lojtarëve dhe gjithë shqiptarëve.

Maran u ndal edhe te përbërja e skuadrës. “Shumë lojtarë i njoh, se shoh futboll. I kam parë ndeshjet e Shqipërisë, i kam riparë disa prej tyre. Kam folur me ish-trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi-n, se përveçse është një mik i mirë, është një trajner që e vlerësoj shumë”, theksoi ai.

“Janë kushtet dhe mundësitë për t’ia dalë, nuk do të jetë e lehtë, por ka mundësi. Me ato çfarë ju keni, ne do të bëjmë gjëra më tepër, që në kartë do të jenë më konkurruese. Duhet të arrijmë shumë. Duhet të jemi një grup i bashkuar. Me një grup të bashkuar dhe me pak fat sigurisht kjo gjë mund të arrihet”, tha Maran.

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare ka qenë edhe trajneri i Pisas, Genoas, Cagliarit, Chievos, Catanias, Barit apo Vareses në Itali.

Kjo është hera e parë që Maran do të jetë në stolin e një ekipi kombëtar.

Emërimi i Maran vjen pas vendimit për të mos rinovuar me ish-trajnerin Sylvion Mendes Campos Júnior (Sylvinho) dhe shënon fundin e një prej kapitujve më të bukur të futbollit shqiptar. Braziliani arriti të ndërtonte një skuadër solide, duke na kualifikuar në Europianin e Gjermanisë me një rrugëtim fantastik.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…