Restaurohen Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Shën Prodhromit në Voskopojë

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen.


Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Shën Prodhromit në Voskopojë, dy prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe fetare në juglindje të vendit, i janë nënshtruar restaurimit përmes një programi investimesh që synon ruajtjen e vlerave historike, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe promovimin e turizmit kulturor.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ritva Heikkinen.

Sipas tij, ndërhyrjet e financuara nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë bërë të mundur restaurimin e afreskeve, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe rikthimin e objekteve në funksion të komunitetit dhe vizitorëve.

“Këto ndërhyrje, të financuara nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me BERZH, kanë bërë të mundur restaurimin e afreskeve, përmirësimin e kushteve mbrojtëse dhe rikthimin e këtyre objekteve në funksion të komunitetit dhe vizitorëve”, tha Filo.

Ai theksoi se programi përfshin gjithashtu restaurime edhe në monumente kulture në zonën e Vithkuqit, investime që ndikojnë në forcimin e turizmit kulturor dhe promovimin e vlerave historike të Korçës.

“Programi përfshin gjithashtu restaurime edhe në monumente kulture në Vithkuq, investime që forcojnë turizmin kulturor dhe promovojnë vlerat historike të Korçës”, deklaroi Filo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Restaurohen Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Shën Prodhromit në Voskopojë

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Restaurohen Kisha e Shën Mërisë dhe Manastiri i Shën Prodhromit në Voskopojë

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe shefja e Bashkëpunimit në Delegacionin…