Raporti i Këshillit të Evropës: Shqipëria, mes vendeve me normat më të larta të paraburgimit

Shqipëria renditet ndër vendet me normat më të larta të burgosjes në Evropë, sipas statistikave vjetore të Këshillit të Evropës për popullsinë në burgje (SPACE I) për vitin 2025


Shqipëria renditet ndër vendet me normat më të larta të burgosjes në Evropë, sipas statistikave vjetore të Këshillit të Evropës për popullsinë në burgje (SPACE I) për vitin 2025, të publikuara sot. Sipas të dhënave, në Shqipëri ka 192 të burgosur për çdo 100 mijë banorë.

Në aspektin e dendësisë në burgje, raporti evidenton se Shqipëria regjistroi 79 të burgosur për çdo 100 vende të disponueshme, duke u renditur ndër administratat penitenciare me ngarkesë më të ulët në raport me kapacitetin.

Sa i përket grave të burgosura, Shqipëria kishte një nga përqindjet më të ulëta në Evropë, me vetëm 1,6% të popullsisë së burgjeve që përbëhej nga gra.

Sipas raportit, përqindja e shtetasve të huaj në burgjet shqiptare ishte 3,4%, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me praninë më të ulët të të huajve në sistemin penitenciar.

Një nga treguesit më të lartë për Shqipërinë ishte ai i paraburgimit. Sipas raportit, 62% e të burgosurve në vend ishin në paraburgim, përqindja më e lartë mes vendeve të Këshillit të Evropës.

Raporti nënvizon se Shqipëria renditet e shtata në Evropë për shkallën e burgosjes dhe e para për përqindjen e personave në paraburgim.

Gjithashtu, Shqipëria përmendet si vendi me përqindjen më të ulët të grave në burg, krahasuar me shtetet e tjera të përfshira në raport.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…