Gogu: Amnistia Penale do të ndodhë brenda këtij sesioni parlamentar

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot amnistia penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 447 personave dhe ulje dënimesh për qindra të tjerë, do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot amnistia penale, e cila parashikon lirimin e menjëhershëm të 447 personave dhe ulje dënimesh për qindra të tjerë, do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Sipas Gogut, amnistia është një instrument i politikës penale i hartuar për të adresuar problematikat e mbipopullimit në burgje dhe për të fuqizuar të drejtat e njeriut.

Sipas tij, ministria e Drejtësisë, ka përfunduar tashmë punën për hartimin e draftit, ndërsa në javët në vijim pritet të nisë shqyrtimi i tij në Parlament.

“Amnistia penale, është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër”, shtoi Gogu.

“Nga ana tjetër jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi të avancimit të vendit drejt anëtarësimit, t’i shqyrtojmë prioritetet sipas rëndësisë që atyre u takon. Amnistia është në parlament dhe unë besoj që shumë shpejt, pasi të kemi marrë vlerësimin për kapitullin e “Themeloreve”, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament. E sigurt që do të ndodhë brenda këtij seioni parlament”, tha ai.

Në total janë 447 të burgosur që pritet të përfitojnë direkt nga amnistia, ndërkohë që për 853 të burgosur të tjerë do të ketë ulje dënimi. Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Begaj: UÇK ishte mburoja e një populli që po shfarosej

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të…