Qendro: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, të forcohet kontrolli në territor

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro deklaroi sot se ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike dhe çdo abuzim në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit do të përballen me “zero tolerancë”.


Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro deklaroi sot se ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave publike dhe çdo abuzim në kurriz të interesit qytetar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit do të përballen me “zero tolerancë”.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Sarandë, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, drejtues të Policisë së Shtetit dhe institucioneve vendore, Qendro theksoi rëndësinë e forcimit të kontrollit të territorit dhe garantimit të sigurisë publike në zonat bregdetare.

Qendro nënvizoi se situata në vijën bregdetare mbetet problematike për shkak të tentativave për ndërtime pa leje, jo vetëm pranë vijës së detit, por edhe në banesa private dhe objekte që i përkasin sektorit të hotelerisë, veçanërisht në zonën e Ksamilit.

“Kemi një situatë jo normale në vijën bregdetare për shkak të tentativave për ndërtime pa leje, jo vetëm në zonën afër detit, por edhe në banesa private dhe objekte hoteliere. Nga ana e Inspektoratit Kombëtar janë zhvilluar kontrolle dhe është dashur ndërhyrja jonë në disa objekte”, tha ai.

Sipas Qendros, disa objekte janë prishur, janë vendosur gjoba dhe janë ndërprerë punimet në disa raste të konstatuara në terren.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për funksionimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, duke kërkuar rritje të masave parandaluese dhe më shumë prezencë në terren.

“Duhet rritur parandalimi dhe më pas të kalojmë te masat administrative. IMT-ja duhet të jetë më prezente në territor, të veprojë me më shumë masa dhe bashkëpunimi mes policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit të jetë më i fortë në fushën e parandalimit të ndërtimeve pa leje”, deklaroi Qendro.

Ai shtoi se ndërhyrjet në territor duhet të kryhen në mënyrë të balancuar dhe në funksion të ruajtjes së harmonisë në qytet.

“Nuk mund t’i sulemi territorit sikur jemi pushtues. Harmonia në qytet duhet të jetë normale. Nuk mundet që qyteti i Sarandës të ketë këtë lloj situate”, u shpreh ai.

Qendro theksoi se institucionet po bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë dhe Policinë e Shtetit për të parandaluar ndërtimet pa leje dhe për të garantuar një sezon turistik të suksesshëm.

“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë dhe Policinë e Shtetit për parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe për gjetjen e një harmonie në qytet, me qëllim që të kemi një sezon të suksesshëm turistik”, tha ai.

Kreu i IKMT-së siguroi se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë në krye të detyrës për zbatimin e ligjit dhe luftën ndaj çdo fenomeni në kundërshtim me ligjin.

“Inspektorati Kombëtar do të jetë në krye të detyrës në zbatim të ligjit për të gjitha fenomenet që janë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Qendro.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Qendro: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, të forcohet kontrolli në territor

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro deklaroi sot se ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qendro: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje në Sarandë, të forcohet kontrolli në territor

Kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro deklaroi sot se ndërtimet pa leje, zaptimi i hapësirave…