Sala në Asamblenë e OBSH-së: Po forcojmë kujdesin shëndetësor parësor, fokus te shërbimet dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë dhe gjatë takimeve me homologë të vendeve pjesëmarrëse, theksoi angazhimin e Shqipërisë dhe prioritetet kyçe për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë, modern dhe të qëndrueshëm për qytetarët.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë dhe gjatë takimeve me homologë të vendeve pjesëmarrëse, theksoi angazhimin e Shqipërisë dhe prioritetet kyçe për ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të fortë, modern dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Duke u ndalur tek sfidat globale me të cilat përballen sistemet shëndetësore, ministrja Sala nënvizoi se shëndeti nuk mund të trajtohet i ndarë nga zhvillimi social, ekonomik dhe siguria publike, ndërsa vlerësoi rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në forcimin e sigurisë shëndetësore globale.

“Shqipëria mbështet fuqimisht rolin e OBSH-së si një shtyllë kyçe e arkitekturës globale të shëndetit, veçanërisht në forcimin e sigurisë shëndetësore, avancimin e mbulimit universal dhe mbështetjen e vendeve anëtare me ekspertizë dhe politika të bazuara në të dhëna”, u shpreh Sala.

Në fjalën e saj, ministrja prezantoi prioritetet kryesore të reformës në shëndetësi, duke theksuar forcimin e kujdesit shëndetësor parësor, transformimin digjital të sistemit dhe investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore dhe rritjen e kapaciteteve të personelit shëndetësor.

“Po forcojmë kujdesin shëndetësor parësor, me fokus te shërbimet më pranë qytetarëve, diagnostikimi i hershëm dhe menaxhimi i sëmundjeve kronike, duke synuar akses dhe cilësi më të lartë në të gjithë territorin. Marr shkas që sot, në Ditën Botërore të Mjekut të Familjes t’i shpreh mirënjohjen për kontributin dhe përkushtimin mjekëve të familjes që shërbejnë në të gjithë vendin”, tha ajo.

Ministrja Sala theksoi gjithashtu rëndësinë e transformimit digjital përmes zgjerimit të shërbimeve elektronike dhe përdorimit të të dhënave për politika më efikase, si dhe rritjen e ndërveprimit mes institucioneve shëndetësore, në funksion të një sistemi më transparent dhe më të shpejtë për qytetarët.

Ajo theksoi investimet në modernizimin e infrastrukturës spitalore dhe në forcimin e kapaciteteve të personelit shëndetësor, duke e konsideruar kapitalin njerëzor si elementin më të rëndësishëm të sistemit tonë të shëndetit, ndërsa theksoi rritjen e kapaciteteve për gatishmëri dhe reagim ndaj emergjencave shëndetësore.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…