Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës

Dhoma e Tregtisë së Stambollit (İTO) mori pjesë në Edicionin e 29-të Panairit të organizuar nga Klik Expo Group


Nga Dash Frashëri

Sukses i kompanive turke në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës.

Edicioni i 29-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (6-9 dhjetor 2023), i organizuar nga Klik Expo Group, prezantoi kompani nga vende të ndryshme, të cilat ofruan për vizitorët në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, prodhime dhe shërbime në fusha si ndërtimi, industria e rëndë dhe e lehtë, tekstilet dhe sektorë të tjerë.

Pjesë e panairit ishin edhe disa kompani nga Turqia anëtare të Dhomës së Tregtisë të Stambollit (İstanbul Ticaret Odası – İTO).

 

Arnavutluk’un uluslararası ticaret platformu 29. Tiran Uluslararası Fuarı’na katılarak, Türk firmalarının ikili görüşme organizasyonunu düzenleyen İstanbul Ticaret Odası’nın 2024 yılı fuar çalışmaları başladı.

İstanbul Ticaret Odası ile fuarlara katılın, ihracatınıza güç katın.

Posted by İstanbul Ticaret Odası – İTO on Saturday, December 9, 2023

Vizitorët dhe sipërmarrësit shqiptarë shfaqën interesim për të bashkëpunuar me bizneset turke në Panair.

***

Në ceremoninë e hapjes së panairit ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, të institucioneve turke në Shqipëri, ambasadorë, përfshirë edhe ambasadorin turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të İTO-së dhe të shoqatave të tjera biznesit.

Ceremonia filloi me fjalën përshëndetëse të presidentit të zyrës së Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, Luan Muhametaj, organizatore e panairit, i cili theksoi se si zakonisht, pavijonet më të rëndësishme janë të Turqisë dhe Serbisë.

“Me Turqinë kemi marrëdhënie shumë të fuqishme, me Serbinë po ashtu, dhe me gjithë pjesën shqipfolëse absolut po”, tha Muhametaj.

Mehmet Develioğlu, nënkryetar i Bordit Ekzekutiv të Dhomës së Tregtisë së Istanbulit (İTO), në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së panairit u shpreh se mes dy vendeve ka lidhje me rrënjë të thella të mbështetura në historinë dhe në vlera të përbashkëta.

“Këto lidhje përbëjnë garancinë për themelin e marrëdhënieve të përjetshme të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit turk dhe të ardhmen e shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve. Ngritja në nivelin më të lartë e këtyre marrëdhënieve është detyra jonë, detyra e biznesmenëve”, tha Develioğlu.

Develioğlu u shpreh se Dhoma e Tregtisë e Istanbulit vazhdon përpjekjet serioze për fuqizimin e lidhjeve tregtare me vendet e Ballkanit, me të cilat, siç tha ai, kanë lidhje historike.

“Vëllimi tregtar midis dy vendeve tona tashmë e ka arritur objektivin e 1 miliard dollarëve të cilin e kishte përcaktuar presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në fillim të vitit 2022”, u shpreh Develioğlu.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Enio Civici, tha se ministria që ai përfaqëson është në panair për të gjitha kompanitë që marrin pjesë për të lehtësuar punën e tyre.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili tha se duke parë fushat prioritare të kompanive në panair, prioritetet e bashkisë janë në ato fusha që janë pjesë e panairit.

Prezantimi i kompanive turke u shoqërua me një atmosferë të ngrohtë.

 

***

Edhe unë e vizitova pavionin e Turqisë në Panair, dhe mbeta mjaft i befasuar nga produktet që ata ofronin, i bindur se kishin gjetur partnerë shqiptarë.

***

Në panair morën pjesë dhjetëra kompani vendore dhe ndërkombëtare, në fusha si ndërtimi, industria e rëndë dhe e lehtë, tekstilet dhe sektorë të tjerë.

Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, që ka si fokus të veprimtarisë së saj organizimin e panaireve dhe ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.