Gonxhja takim me presidentin e Bienales së Venecias: Forcim i partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë

Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco


Në kuadër të Bienales së Venecias, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim strategjik me presidentin e Bienales së Venecias, Pietrangelo Buttafuoco, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit kulturor mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit institucional të Shqipërisë me Bienalen e Artit dhe Bienalen e Arkitekturës, si dy prej platformave më prestigjioze të diplomacisë kulturore ndërkombëtare.

Takimi u fokusua në ndërtimin e një bashkëpunimi afatgjatë që lidh kulturën, arkitekturën, kërkimin dhe edukimin artistik, duke krijuar ura të reja ndërmjet institucioneve, artistëve, kuratorëve, studiuesve dhe brezit të ri.

Në takim u diskutua mbi zhvillimin e shkëmbimeve kulturore, bashkëpunimet në fushën e arkivave dhe dokumentimit, si dhe mbi proceset e ruajtjes, ekspozimit, studimit, kërkimit dhe shkrimit kritik mbi historinë e pavijoneve të Bienales ndër vite, me synimin për t’i sjellë dhe aktivizuar këto eksperienca edhe në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe hapjes së ardhshme të Galerisë Kombëtare të Arteve, si një institucion kyç për artin bashkëkohor shqiptar dhe për zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare në fushën e ekspozitave, arkivave dhe programeve kuratoriale.

U diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit për ekspozita të përbashkëta, programe shkëmbimi dhe aktivizimin e arkivave artistike si instrumente të kujtesës kulturore dhe dialogut bashkëkohor.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës së krijimit të hapësirave të reja bashkëpunuese për artistë, arkitektë, studiues dhe kuratorë shqiptarë, si dhe mundësisë për një prani më të qëndrueshme dhe afatgjatë të Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Bienalen e Venecias, duke e konsideruar atë si një instrument të rëndësishëm të prezantimit ndërkombëtar të identitetit kulturor dhe krijues të vendit.

Në takim u diskutua gjithashtu mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e Arkitekturës dhe Bienalen e Artit në vitet në vijim, si një mundësi për të pozicionuar vendin tonë në hartën ndërkombëtare të kulturës bashkëkohore, inovacionit urban dhe dialogut artistik.

Ky dialog do të vijojë edhe me vizita të dedikuara të presidentit të Bienales së Venecias në Tiranë në një të ardhme të afërt, në funksion të thellimit të bashkëpunimit kulturor dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta strategjike mes dy vendeve.

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve Itali–Shqipëri dhe rolin e kulturës si një instrument i rëndësishëm i diplomacisë, zhvillimit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…