Dashuria e thellë

Shpenzimet e udhëtimit të kursyera, rrobat dimërore, bisedat telefonike … të gjitha këto përbëjnë dashurinë e nënës Qi Xin për djalin Xi Jinping.


Dashuria e thellë e një nëne përfshihet në jetën e përditshme.

Shpenzimet e udhëtimit të kursyera, rrobat dimërore, bisedat telefonike … të gjitha këto përbëjnë dashurinë e nënës Qi Xin për djalin Xi Jinping.

Në janar të vitit 1969, Xi Jinping-u, që asokohe ende nuk kishte mbushur moshën 16 vjeçe, u largua nga shtëpia dhe shkoi në fshatin Liangjiahe në veri të provincës Shaanxi për të punuar. Para nisjes, nëna e tij Qi Xin qepi me dorë një çantë për të birin dhe qëndisi tre hieroglife mbi të: “Zemra e nënës”.

Gjatë shtatë vjetëve në Liangjiahe, kjo çantë e shoqëroi gjithmonë Xi Jinping-un.

Në atë kohë, nëna Qi Xin me djalin e vogël punonte në një fermë në provincën Henan, ndërsa dy vajzat e saj punonin në ferma të tjera.

Familja ishte e shpërndarë gjithandej dhe, kur ishte pushim, Qi Xin gjente kohë për të shkuar të vizitonte fëmijët.

Ajo shkoi në Shanxi, Shaanxi, Mongolinë e Brendshme etj., dhe rrogën e vogël të vet e shpenzonte kryesisht për udhëtim me tren.

Ato vite, Xi Jinping-u dhe nëna ishin shpesh të ndarë dhe takoheshin rrallë. Megjithatë, çanta me fjalët “Zemra e nënës” e shoqëronte gjithmonë Xi Jinping-un.

Në veri të provincës Shaanxi, Xi kapërceu vështirësi të ndryshme në jetë e në punë. Ai u zhyt në jetën e banorëve dhe vendosi si aspiratë punën në shërbim të popullit dhe atdheut.

Qi Xin është një nënë e dashur, si edhe një veterane që mori pjesë në luftë. Ajo ka punuar për shumë vjet në rajonin kufitar Shaanxi-Gansu-Ningxia, ku krijoi ndjenja të thella për masat popullore.

Një punonjës pranë Xi Zhongxun-it, babait të Xi Jinping-ut, vlerësoi se Qi Xin jetonte thjesht dhe punonte me zell.

Fjalët dhe sjelljet e nënës kanë ndikuar vazhdimisht mbi Xi Jinping-un.

Pasi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, Xi Jinping-u ka vazhduar të çojë përpara punën kundër korrupsionit me guxim të madh politik dhe ndjenjë të fortë përgjegjësie. Gjatë një diskutimi me kursantët e Shkollës Qendrore të Partisë për sekretarë partie konteje, ai paralajmëroi ashpër: “Nëse do të jesh zyrtar, mos u pasuro. Nëse do të pasurohesh, mos u bëj zyrtar.”

Të qenit i rreptë me veten e kursimtar, si edhe kujdesi për njerëzit janë kërkesat dhe shpresat e Qi Xin-it për Xi Jinping-un, si edhe tradita familjare e Xi Jinping-ut.

Në vitin 1944, prindërit e Xi Jinping-ut, Qi Xin dhe Xi Zhongxun, e zhvilluan dasmën e tyre në një shpellë në provincën Shaanxi. Në atë kohë, kur sendet e përdorimit të përditshëm ishin të pakta, dikush kishte dërguar pasta dhëmbësh dhe furça dhëmbësh si dhuratë për dasmë, dhe Qi Xin-i ua shpërndau ato të gjithëve.

Shumë vjet më vonë, Qi Xin-i e kujtoi situatën në një intervistë. Ajo tha se në atë kohë, “kisha vetëm pesë vjet anëtarësim në parti dhe pesë vjet përvojë pune, por kisha një zemër revolucionare”.

Xi Jinping-u është ndikuar prej kohësh nga dhembshuria dhe ndihma e nënës së tij për të tjerët, si edhe nga përkushtimi dhe këmbëngulja e saj ndaj kauzës revolucionare.

Në verën e vitit 2000, Qi Xin-i u kthye në bazën e vjetër revolucionare në Kinën Veriperëndimore për të vizituar bashkëfshatarët e saj. Në qytezën Zhaojin të qytetit Tongchuan në Shaanxi, ajo pa se klasat e Shkollës Fillore të Ushtrisë së Kuqe “Beiliang” ishin të thjeshta dhe mjediset ishin të vjetruara. Pasi u kthye, ajo mobilizoi familjen e saj për të dhuruar 150 000 juanë për të zhvendosur dhe rindërtuar këtë shkollë.

Ndjenjat e veçanta dhe të thella për bazat e vjetra revolucionare janë rezultat i mirëkuptimit shpirtëror dhe rezonancës emocionale midis Xi Jinping-ut dhe nënës së tij Qi Xin.

Në prag të Festës së Pranverës 2015, edhe Sekretari i Përgjithshëm Xi Jinping e vizitoi Zhaojin-in gjatë turit të tij të inspektimit në Shaanxi. Ai përshëndeti fshatarët që u mblodhën rreth tij, pyeti të gjithë për përgatitjet e Vitit të Ri, nëse ishte e vështirë për fëmijët e tyre të shkonin në shkollë dhe nëse kishin ndonjë problem tjetër… Ai gjithashtu udhëzoi posaçërisht kuadrot vendase që të bënin një punë të mirë me fshatarët.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.