Hoxha: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë në një takim të përbashkët pune ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë në një takim të përbashkët pune ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Petr Macinka, si dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Juraj Blanár.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit, Hoxha tha se “prania juaj në Tiranë pasqyron miqësinë e sinqertë që ju dhe vendet tuaja ndani me Shqipërinë, si dhe bashkëpunimin e fortë dhe të qëndrueshëm që kemi ndërtuar, veçanërisht në mbështetjen e palëkundur për zgjerimin e BE-së dhe, në veçanti, rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë”.

“Formati Slavkov, i njohur si S3, është një platformë konstruktive me një agjendë të orientuar drejt të ardhmes, e cila ka kontribuar në forcimin e bashkëpunimit evropian, në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin tonë. Veçanërisht, ai ka luajtur një rol kyç në krijimin e Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” tre vite më parë, i cili që atëherë ka mbështetur në mënyrë aktive avancimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe afrimin e përfitimeve konkrete të integrimit përpara anëtarësimit”, theksoi Hoxha.

Duke u ndalur te diskutimet mes tyre, Hoxha tha se “patëm shkëmbime të hapura dhe konstruktive mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe perspektivën më të gjerë evropiane të Ballkanit Perëndimor, në një frymë besimi, partneriteti dhe përgjegjësie të përbashkët. Ritheksova se anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë, i mbështetur fuqimisht nga një konsensus i gjerë kombëtar”.

“Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt në një periudhë të afërt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve, për të cilën kemi punuar në mënyrë intensive dhe jemi përgatitur paralelisht. Gjatë gjithë këtij procesi, rezultatet konkrete mbeten thelbësore, nga Shqipëria, nga institucionet dhe ekipet tona, por edhe nga partnerët tanë. Ky është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, i mbështetur në reforma dhe rezultate konkrete e të verifikueshme. Ne vijojmë të përqendrohemi në forcimin e shtetit të së drejtës, avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së”, nënvizoi Hoxha.

Hoxha u shpreh se “në këtë përpjekje të përbashkët, angazhimi i vazhdueshëm dhe besimi i ndërsjelltë do të jenë thelbësore për besueshmërinë e procesit si dhe për të ecur përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.

Më tej Hoxha vuri në dukje se në takim shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet rajonale, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit, bashkëpunimit dhe perspektivës së qartë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“U informova mbi përgatitjet për takimin e ardhshëm të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në Bratislavë, dhe ramë dakord se mbështetja politike për zgjerimin, integrimi gradual dhe koordinimi më i ngushtë mes shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor duhet të mbeten në qendër të agjendës më 12 maj dhe në vijim. Diskutimet tona u përqendruan gjithashtu në ndërlidhjet energjetike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme. Këto zhvillime nënvizojnë edhe më shumë nevojën për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe sigurisë energjetike”, theksoi Hoxha, duke shtuar se trajtuan gjithashtu çështjet e migracionit dhe menaxhimit të kufijve, duke i konsideruar ato si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së dhe të shteteve anëtare.

Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të rritur kapacitetet, për të forcuar kontrollin kufitar dhe për të adresuar migracionin e parregullt në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit.

“Theksova edhe një herë linjëzimin e plotë dhe të qëndrueshëm të Shqipërisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, si dhe me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes, duke nënvizuar rolin tonë si një partner i besueshëm që kontribuon në mënyrë aktive në sigurinë dhe stabilitetin evropian, ndërkohë që luan një rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor. Prita me kënaqësi rikonfirmimin nga kolegët e mi të mbështetjes së tyre të fortë dhe të vazhdueshme për rrugën evropiane të Shqipërisë, si dhe angazhimin për të mbajtur zgjerimin lart në agjendën e BE-së, duke siguruar që procesi të mbetet i bazuar në meritë, i parashikueshëm dhe i mbështetur në progres konkret”, tha Hoxha.

Kreu i MEPJ-së tha se në takim theksuam se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e të ardhmes së Evropës.

“Në kontekstin e sotëm gjeopolitik, zgjerimi nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike. Së fundi, rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të ruajtur këtë moment të fortë politik dhe për të çuar përpara, pa vonesa, rrugëtimin drejt integrimit evropian të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit”, përfundoi Hoxha.

Marrë nga ATSH

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Arteve dhe TKOBAP

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naçi dhe rektori i UART, prof. dr. Erald Bakalli.

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Arteve dhe TKOBAP

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i TKOBAP, Aulon Naçi dhe rektori i UART, prof. dr. Erald Bakalli.