Hoxha takim me Rutte: Në gjeopolitikën e sotme, NATO më e rëndësishme se kurrë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë në këtë detyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një kohë kur Shqipëria vazhdon të marrë më shumë angazhim dhe përgjegjësi brenda Aleancës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot takimin e parë në këtë detyrë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në një kohë kur Shqipëria vazhdon të marrë më shumë angazhim dhe përgjegjësi brenda Aleancës.

Sipas një postimi të Hoxhës në rrjetin social “X”, në takim palët ndanë mendimin se në mjedisin e sotëm të sigurisë, gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, NATO është më e rëndësishme dhe më e domosdoshme se kurrë.

“Forcimi i mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, mbështetja e palëkundur për Ukrainën, si edhe zgjerimi i kapaciteteve industriale të mbrojtjes, mbeten prioritete për parandalimin, qëndrueshmërinë dhe sigurinë transatlantike”, u shpreh Hoxha.

Sipas kryediplomatit shqiptar, Shqipëria e ka dëshmuar vazhdimisht veten si një aleat të besueshëm, të përkushtuar dhe aktiv.

“Kontributi ynë në sigurinë kolektive vazhdon të rritet përmes rritjes së investimeve në mbrojtje, modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe pjesëmarrjes aktive në misionet dhe operacionet e Aleancës. Bazuar në këtë trajektore, Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për të forcuar më tej aftësitë e saj mbrojtëse dhe për të siguruar që angazhimet tona përkthehen në gatishmëri konkrete operacionale që do të rrisin sigurinë kombëtare dhe atë kolektive”, theksoi Hoxha.

Në lidhje me takimin me shefin e NATO-s, Hoxha nnënvizoi se me Rutte-n theksuan rëndësinë e ruajtjes së një fokusi të fortë dhe të unifikuar strategjik për Ukrainën.

“Shqipëria qëndron plotësisht në krah të Aleatëve për të ofruar mbështetje të qëndrueshme përmes mekanizmave të NATO-s, përfshirë trajnimin, ndihmën dhe ndërtimin afatgjatë të kapaciteteve, si pjesë e angazhimit tonë më të gjerë në mbrojtje të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, tha Hoxha.

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, Hoxha vuri në dukje se “riafirmuam se angazhimi i vazhdueshëm i NATO-s mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në rajon”.

“Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunim më të fortë rajonal, koordinim më të ngushtë midis Aleatëve dhe efektivitetin e pranisë së NATO-s në Kosovë, me KFOR-in që luan një rol të domosdoshëm stabilizues”, deklaroi ai.

Po ashtu, Hoxha informoi se “folëm gjithashtu mbi përgatitjet e Shqipërisë për të pritur samitin e ardhshëm të NATO-s në Tiranë, i pari që do të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor”.

“Ky angazhim përfaqëson një përgjegjësi historike, sikurse edhe një rritje të besueshme të rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, si dhe konfirmon rëndësinë strategjike të rajonit tone”, theksoi Rama ndërsa informoi se në takim u ndalën edhe në angazhimin e plotë të Shqipërisë, në koordinim të ngushtë me Selinë e NATO-s, për të ofruar një samit të suksesshëm në Tiranë.

Burimi ATSH

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…