Hoxha takim me nxënës të dalluar: Shqipëria evropiane fillon me idetë dhe ëndrrat tuaja

Në Ditën e Evropës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në zyrën e tij një grup nxënësish të dalluar të shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria, në një bashkëbisedim për Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin e vendit drejt familjes evropiane.


Në Ditën e Evropës, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti në zyrën e tij një grup nxënësish të dalluar të shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria, në një bashkëbisedim për Bashkimin Evropian dhe rrugëtimin e vendit drejt familjes evropiane.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, ku merrnin pjesë ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe ambasadorë të vendeve anëtare, ministri Hoxha tha se ky brez i ri është shpresa më e madhe jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Evropës që duam të ndërtojmë.

“E ardhmja jonë evropiane nuk do të ndërtohet vetëm në Bruksel apo në kryeqytetet e mëdha. Ajo do të ndërtohet së pari këtu, nga fëmijë dhe të rinj si ju, në Tiranë, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë dhe kudo ku mendjet e reja ëndërrojnë një të nesërme më të mirë”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha u shpreh se “e ardhmja e Shqipërisë në Evropë nuk është vetëm një projekt politik. Është projekti i brezit të ri. I fëmijëve që ëndërrojnë më shumë, dinë më shumë dhe nuk njohin kufij për talentin, dijen dhe ambicien e tyre. Sepse Shqipëria evropiane fillon me ata. Fillon këtu”.

“Ju jeni brezi që do të jetojë në një Evropë më të lidhur, më të hapur dhe, shpresojmë gjithmonë, më paqësore. Bashkimi Evropian u ndërtua pas kohësh të vështira nga njerëz që kuptuan diçka shumë të rëndësishme: se bashkëpunimi është gjithmonë më i fortë se ndarja dhe se shpresa është gjithmonë më e fortë se frika. Jean Monnet, një nga etërit themelues të Evropës së bashkuar, thoshte:
“Ne nuk po bashkojmë shtete, por po bashkojmë njerëz”. Dhe ky është, në fund të fundit, kuptimi më i bukur i Evropës.
Ndërsa Nënë Tereza na kujtonte se:
“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe””, tha Hoxha.

Edhe Evropa ndërtohet kështu, vijoi ministri, me mirëkuptim, me solidaritet, me respekt për njëri-tjetrin dhe me besimin se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.

“Ismail Qemali thoshte se:
“E ardhmja e një kombi varet nga dituria dhe rinia e tij”.
Prandaj ju jeni shpresa më e madhe jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Evropës që duam të ndërtojmë. Dhe mos reshtni kurrë së ëndërruari për gjëra të mëdha, për veten tuaj, për Shqipërinë dhe për Evropën”, tha Hoxha.

Marrë nga ATSH

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptare Gogu takime në Gjermani: IBAR, autorizim për të vijuar në fazën më kërkuese të negociatave

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi sot takime me përfaqësues të lartë të qeverisë gjermane, përkatësisht me ministrin e Shtetit…