Rama: Do të shtojmë numrin e mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë

E ftuara e radhës e kryeministrit Rama në podkastin “Flasim” ishte Drita Gjongecaj, mësuese e gjuhës shqipe në Nju Jork.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se do të shtohet numri i mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë dhe qeveria do të vazhdojë të sponsorizojë me buxhetin e shtetit këtë punë fantastike.

E ftuara e radhës e kryeministrit Rama në podkastin “Flasim” ishte Drita Gjongecaj, mësuese e gjuhës shqipe në Nju Jork.

Ndërsa i cilësoi mësueset e gjuhës shqipe në diasporë “Heroinat e heshtura të shqiptarisë”, Rama siguroi se programi “Mësues për Shqipërinë” do të fuqizohet vit pas viti me degët mësues për Greqinë dhe mësues për Italinë.

Ndërsa Gjongecaj u ndal te përpjekjet që ka bërë për të nxitur mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët me origjinë shqiptare në Nju Jork.

Ajo renditi si sukses në këtë drejtim hapjen për herë të parë në Bronks të klasës dygjuhëshe (shqip-anglisht).

“Përtej klasa bilinguale, kjo është gjithëpërfshirëse. Kemi një klasë shqipe të hapur në shkollë publike amerikane. Mësimi shqip tani nuk kufizohet vetëm me anën gjuhësore por përfshin të gjitha lëndët”, sqaroi ajo.

Sipas saj, ka një interes përtej parashikimeve nga prindërit shqiptarë në SHBA për krijimin e klasave të tilla. Një nga mënyrat si mund të ndihmojë shteti shqiptar, sipas Gjongecaj, është hartimi i materialeve shtesë për këto klasa.

Kryeministri Rama siguroi se do të shikojë mundësinë për të siguruar një takim të mësuesve shqiptarë në Nju Jork me kryetarin e ri të Bashkisë së Nju Jorkut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…