Iniciativa Një Brez dhe Një Rrugë përtej perspektivës dhjetëvjeçare

Në Kinë u mbajt Forumi i Tretë “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (BRF)

default

Nga Dr.Enriko Ceko

Në Kinë u mbajt Forumi i Tretë “Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar” (BRF). Ky vit shënon 10 vjetorin e kësaj iniciative, propozuar nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping. Iniciativa BRI, frymëzuar nga Rruga e lashtë e Mëndafshit, (1) fokusohet në rritjen e lidhjes midis vendeve dhe kombeve, (2) synon të përmirësojë politikat, infrastrukturën, tregtinë, lidhjet financiare dhe njerëzit me njerëzit, (3) synon të injektojë shtysë të re në ekonominë globale, (4) synon të krijojë mundësi të reja për zhvillim global dhe (5) synon të ndërtojë një platformë të re për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.


CFP

Përgjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare Iniciativa “Brezi dhe Rruga” është rritur dhe zgjeruar dhe ka dhënë rezultate të frytshme.

Kjo iniciativë tashmë përfshin më shumë se 150 ekonomi dhe më shumë se 30 organizata ndërkombëtare në EuroAzi, Afrikë dhe Amerikën Latine dhe tashmë në këtë nismë janë përfshirë qindra e mijëra njerëz, pasi në qendër të kësaj nisme janë njerëzit dhe kjo sepse ata kanë patur parasysh parimet e planifikimit së bashku, ndërtimit së bashku dhe përfitimit së bashku, mbështetur në filozofinë e bashkëpunimit të hapur, të gjelbër dhe të pastër, me synim qëndrueshmërinë dhe garancinë e zhvillimit.

Në këto dhjetë vite është arritur që të ndërtohet një rrjet global lidhjesh që mbështeten nga korridoret ekonomike, autostradat e informacionit, si dhe hekurudhat, rrugët, aeroportet, portet, tubacionet dhe rrjetet e energjisë elektrike, etj.

default

CFP

Rivitalizimi i rrugës që mëndafshit, ka ardhur me anë të nxitjes së fluksit të mallrave, kapitaleve, teknologjive dhe burimeve njerëzore midis vendeve të përfshira në këtë iniciativë.

Shumë projekte gjigande në kuadër të nismës Një Brez dhe Një Rrugë janë përfunduar ose janë në përfundim. Për shembull (1) përftimi dhe transmetimi i energjisë së rinovueshnme, (2) investimet për prodhimin e hidrike, të erës dhe atë diellore, për tubacionet e naftës dhe gazit, etj, tashmë janë realitet, paralelisht me tendencën për të arritur një zhvillim të gjelbër dhe me emetim sa më të ulët të CO2. Projekte të tjera do fillojnë dhe do lançohen në vazhdimësi.

Krijimi i korridoreve të reja ekonomike në kuadër të Një Brez dhe Një Rrugë është mbështetur në ndërtimin e aeroporteve dhe porteve detare krejt të reja, shtrimin e asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e parqeve industrialë, etj.

Epoka e një bashkëpunimi ndërkombëtar duket se është zgjeruar edhe më shumë, mbështetur kjo në thellimin e shkëmbimeve midis organizatave joqeveritare, grupeve të mendimit, organizatave mediatike, rinia, etj.


Xinhua

Tregtia dhe investimet kanë përparuar midis vendeve të BRI. Nga viti 2013 deri në vitin 2022, vlera kumulative e importeve dhe eksporteve midis Kinës dhe vendeve partnere të BRI arriti në 19.1 trilion dollarë amerikanë, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 6.4 përqind. Investimet kumulative të dyanshme midis Kinës dhe vendeve partnere arritën në 380 miliardë dollarë amerikanë gjatë periudhës, duke përfshirë rreth 240 miliardë dollarë amerikanë nga Kina.

Mbi 3,000 projekte bashkëpunimi BRI janë nisur në dekadën e fundit, duke përfshirë afro 1 trilion dollarë investime. Shumë nga këto projekte, të tilla si hekurudhat, urat dhe tubacionet, kanë ndihmuar në ndërtimin e një rrjeti infrastrukturor që lidh nënrajonet në Azi, si dhe kontinentet e Azisë, Evropës dhe Afrikës.

Në fjalën e hapjes së këtij Samiti, Xi Jinping tha: “Bashkëpunimi Brezi dhe Rruga bazohet në parimin e planifikimit së bashku, ndërtimit së bashku dhe përfitimit së bashku. Kapërcen dallimet midis qytetërimeve, kulturave, sistemeve shoqërore dhe fazave të zhvillimit. Ka hapur një rrugë të re për shkëmbimet midis vendeve dhe ka krijuar një kuadër të ri për bashkëpunimin ndërkombëtar”.


Xinhua

Tregu i Kinës është bërë edhe më i integruar me tregun global. Kina është bërë partneri kryesor tregtar i më shumë se 140 vendeve dhe territoreve dhe burimi kryesor i investimeve për më shumë vende. Investimet kineze, si jashtë shtetit ashtu edhe ato të huaja në Kinë kanë ndihmuar dhe ndikuar në vendosjen dhe zgjerimin e miqësisë, bashkëpunimit, besimit dhe shpresës.

Nisma Një Brez dhe Një Rrugë mbështetet në frymën e paqes dhe bashkëpunimit, hapjes dhe gjithëpërfshirjes, mësimit reciprok dhe përfitimit të ndërsjellë, duke synuar jetë më të mirë jo vetëm për banorët e një vendi, por edhe për njerëz nga vende të tjera, që ende nuk janë përshirë në këtë projekt unikal në shkallë botërore, duke ofruar për të gjithë lidhje, përfitime të ndërsjella, zhvillim të përbashkët, bashkëpunim dhe rezultate të favorshme, etj.

Nisma Një Brez dhe Një Rrugë që në fillimet e saj është shprehur kundër sanksioneve të njëanshme, kundër shtrëngimeve ekonomike dhe kundër shkëputjes dhe ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit.

Kina, brenda vendit, po përpiqet të ndërtojë një vend më të fortë dhe në përtëritje të shpejtë në të tëra frontet, mbështetur në zhvillimin paqësor dhe bashkëpunimin reciprok dhe të dobishëm, për të sjellë prosperitet për të gjithë.


Xinhua

Për ecurinë e mëtejshme të iniciativës Një Brez dhe Një Rrugë, Presidenti i Kinës Xi Jinping, deklaroi tetë hapat që do ndërmerren për të mbështetur bashkëpunimin me cilësi të lartë, që janë:

Ndërtimi i një rrjeti shumëdimensional të lidhjes Brez dhe Rrugë.
Mbështetja e një ekonomie botërore të hapur.
Realizimi i bashkëpunimit praktik.
Promovimi i zhvillimit të gjelbër.
Avancimi i inovacionit shkencor dhe teknologjik.
Mbështetja e shkëmbimeve mes njerëzve.
Promovimi i bashkëpunimit bazuar në integritet.
Forcimi i ndërtimit institucional për bashkëpunimin ndërkombëtar

Mbështetur në këto tetë pika, Kina propozon (1) thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për rezultate të frytshme, (2) ndarjen e mundësive dhe përfitimeve, (3) thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, (4) avancimin e modernizimit të të gjitha vendeve, (5) ndërtimit të një bote të hapur dhe gjithëpërfshirëse, (6) ndërlidhjen për zhvillim të qëndrueshëm të përbashkët, (7) ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët dhe (8) marrjen e përgjegjësive për tu lënë brezave që vijnë një model funksional zhvillimi.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.