250 milionë euro për biznesin, Ibrahimaj: Nxitje investimeve dhe punësimit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se memorandumi i nënshkruar mes qeverisë dhe bankave tregtare synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të rrisë aksesin në financim për biznesin shqiptar.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se memorandumi i nënshkruar mes qeverisë dhe bankave tregtare synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të rrisë aksesin në financim për biznesin shqiptar.

Në një takim me përfaqësues të qeverisë dhe sektorit bankar, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ibrahimaj theksoi rëndësinë e këtij instrumenti për ekonominë e vendit.

“Takimi i sotëm, ku jemi mbledhur me përfaqësues të qeverisë dhe bankave tregtare, ka në fokus nënshkrimin e një memorandumi të rëndësishëm, i cili lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbështetjen që duam t’i japim biznesit për t’u zhvilluar”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo nënvizoi se Shqipëria ka regjistruar një rritje të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit.

“Shqipëria ka shënuar rritje të qëndrueshme ekonomike në nivelet 3.5-4% dhe është vendi në Ballkanin Perëndimor me rritjen më të shpejtë ekonomike”, deklaroi ministrja.

Sipas saj, objektivi i qeverisë është që kjo rritje të vijojë dhe të përshpejtohet përmes mbështetjes së sektorit privat dhe rritjes së investimeve.

“Qëllimi ynë është që kjo rritje të vazhdojë dhe të rritet, duke mbështetur sektorin privat dhe duke nxitur investimet”, tha ajo.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu potencialin që ofron procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për bizneset shqiptare.

“Sot kemi një potencial të madh nga procesi i anëtarësimit në BE dhe krijimi i kushteve që biznesi shqiptar të përshtatet me tregun e BE-së me mbi 450 milionë banorë. Kjo është një mundësi e madhe, por shoqërohet edhe me sfida për arritjen e standardeve dhe rritjen e eksporteve”, u shpreh ajo.

Duke folur për memorandumin, ministrja bëri të ditur se ai parashikon krijimin e një instrumenti financiar për mbështetjen e bizneseve.

“Qëllimi i memorandumit është ndërtimi i një instrumenti kredie, i mbështetur nga Banka e Shqipërisë me një likuiditet prej 250 milionë euro, që do të vihet në dispozicion përmes sektorit bankar për bizneset shqiptare, me norma më të ulëta interesi”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se skema do të mbështetet edhe nga Ministria e Financave përmes një garancie sovrane.

“Ky instrument financiar do të mbështetet nga Ministria e Financave me një garanci sovrane, që do t’u mundësojë bizneseve të marrin kredi me mbulim deri në 70% të kolateralit”, u shpreh ajo.

Sipas Ibrahimajt, ky mekanizëm synon të përfshijë sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përfshirë bujqësinë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Kjo mbështetje do të nxisë investimet në asete dhe do të ndihmojë bizneset shqiptare të arrijnë standardet e kërkuara për të qenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare”, përfundoi ministrja.

Marrë nga ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…