Kumbaro: Ligji i ri i arsimit të lartë do të ndërtohet me gjithëpërfshirje dhe dialog me universitetet

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë sot në konferencën “Drejt një tregu global të arsimit të lartë, ndryshimet në ligj”, organizim i “Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium”, me fokus tek propozimet e lidhura me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë.


Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro mori pjesë sot në konferencën “Drejt një tregu global të arsimit të lartë, ndryshimet në ligj”, organizim i “Ligës së Universiteteve Gjon Durrahium”, me fokus tek propozimet e lidhura me rishikimin e ligjit të arsimit të lartë.

Lidhur me universitetet si partnere në ligjin e ri për arsimin e lartë, ministrja Kumbaro, në fjalën e saj u shpreh: “Nëse gjërat ndërtohen që në themel mirë, përmes një procesi komunikimi të hapur dhe me gjithëpërfshirje, marrin edhe vlerën në kohë, përtej një mandati. Që në nëntor, u jam drejtuar me një letër të gjitha universiteteve në vend, për të marrë prej tyre eksperiencën e bashkëjetesës 10-vjecare me ligjin e arsimit të lartë”.

Më tej, ministrja Kumbaro bëri me dije se është ngritur grupi i punës në ministri, me përfaqësues rektorësh, e po ashtu edhe një grup teknik me ekspertë dhe pedagogë të drejtësisë, ku të gjitha sugjerimet e ardhura prej këtyre institucioneve po filtrohen, po analizohen e po reflektohen në seanca të gjata.

“Fryma e ligjit duhet të jetë e orientuar drejt studentëve dhe ndërlidhjes reale me tregun e punës. Ky numër IAL-sh në raport me vendin tonë, na çon drejt dy rrugëve: profilizimin e universiteteve dhe ndërkombëtarizimin. Ne duhet ta shohim këtë realitet, përmes lenteve të profilizimit dhe ndërkombëtarizimit, ku sot loja nuk zhvillohet brenda kufijve tanë, zhvillohet në një arenë ndërkombëtare, me dinamizëm të lartë, me të rinj që ikin e vijnë”, vijoi ministrja Kumbaro, duke prezantuar shtyllat kryesore të vizionit për ligjin e ri të arsimit të lartë.

Gjatë kësaj konference, rektorët dhe përfaqësuesit e Ligës së Universiteteve prezantuan propozimet dhe shprehën vlerësimin për dialogun e vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit në procesin e rishikimit të këtij ligji.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Samitin e NATO-s, pritet nga Erdoğan

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama mbërritën në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga presidenti i Turqisë, Recep…