Rama: Financimi i NVM-ve, impakt i drejtpërdrejtë për ekonominë shqiptare

Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat i cilësoi si motor të ekonomisë shqiptare.


Kryeministri Edi Rama theksoi sot rëndësinë e programit kombëtar të financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, të cilat i cilësoi si motor të ekonomisë shqiptare.

Rama ishte i pranishëm sot në nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare në kuadër të programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Marrëveshja e nënshkruar sot Shtet-Banka-Sipërmarrje parashikon 250 milionë euro mbështetje me kredi me norma të ulta interesi dhe 30 milionë euro garanci sovrane për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Kryeministri informoi se ka kërkuar nga presidentja e Bankës Europiane të Investimeve që marrëveshja që u nënshkrua dje me bankës Intesa Sanpaolo të zgjerohet edhe me bankat e tjera të nivelit të dytë.

Rama vlerësoi se kjo është një marrëveshje që shkon drejtpërdrejt për të financuar ndërmarrjet e vogla e të mesme (NVM), që janë motori i ekonomisë tonë dhe që sot kanë në gjirin e tyre një potencial të jashtëzakonshëm.

“Kam parë një sërë ndërmarrjesh të vogla që bazuar në eksperiencën e shqiptarëve të kthyer nga emigracioni, bazuar në shpirtin inovativ, në vullnetin për të bërë diçka domethënëse në komunitete dhe për të punësuar familjen dhe njerëzit përreth që kanë qenë eksperienca të jashtëzakonshme dhe prekëse. Eksperienca që më kanë treguar qartësisht se me një mbështetje financiare të arsyeshme ato ndërmarrje dhe ato realitete mund të rriten dhe të sjellin të reja kuptimplota për ekonominë tonë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe e atyre që kanë punuar këtu dhe sot janë gati të hedhin një hap tjetër.

“Problem ka qenë financimi i aksesueshëm dhe i arsyeshëm, që nuk mund ta përballojnë për të hedhur hapin tjetër. Kështu ka lindur edhe ky projekt i cili fillimisht ishte i dedikuar për bujqësinë dhe nga i cili nxorëm mësimet tona bashkërisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se sot ky është një projekt që është kthyer në një program shumë serioz mbështetjeje të qeverisë për të gjitha ndërmarrjet e vogla e të mesme.

Rama siguroi se brenda një kohe shumë të shkurtër pas firmosjes programi do të futet në zbatim. “Një program që i hap të gjithëve një derë për të dyfishuar sipërmarrjen e tyre, natyrisht bazuar në planin e biznesit”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Program kombëtar për grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave në peshkim dhe akuakulturë

Këshilli i Ministrave miratoi programin kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit e…