Krijohet Fondi i Gjelbër, një pemë për çdo tavolinë në hapësira publike

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në vend.

Këshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Fondit të Gjelbër të Pemëve, në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të territorit dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbëruara në vend.

Sipas vendimit, fondi do të funksionojë si fond fizik i përbërë nga fidanë dhe pemë për mbjellje dhe do të administrohet në nivel qendror nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Fondi do të përdoret për integrimin e elementeve të gjelbërimit në zhvillimin urban, rritjen e hapësirave të gjelbëruara, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe përdorimin e pemëve për nevoja publike dhe peizazh urban.

Vendimi përcakton se çdo subjekt që pajiset me leje ndërtimi do të ketë detyrimin të kontribuojë në fond përmes mbjelljes së pemëve.

Për objektet rezidenciale dhe turistike parashikohet mbjellja e një peme për çdo 30 metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, por jo më pak se 20 pemë për kat dhe jo më shumë se 500 pemë për çdo leje ndërtimi.

Ndërkohë, për vilat dhe shtëpitë individuale kërkohet mbjellja e 10 pemëve, po aq edhe për magazinat bujqësore dhe industriale. Për centralet e prodhimit të energjisë parashikohet mbjellja e 10 pemëve për çdo megavat kapacitet.

Vendimi parashikon gjithashtu detyrime edhe për subjektet që shfrytëzojnë hapësira publike.

Çdo person fizik apo juridik, që pajiset me leje nga njësia e vetëqeverisjes vendore për shfrytëzimin e hapësirave publike do të duhet të kontribuojë me një pemë për çdo tavolinë ose të paguajë ekuivalentin financiar në fondin e gjelbër të bashkisë përkatëse.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jenë përgjegjëse për identifikimin e hapësirave për mbjellje, zbatimin në terren dhe mirëmbajtjen e pemëve, ndërsa Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të krijojë regjistrin elektronik të fondit në sistemin e-Leje.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Agjencia e Zhvillimit të Territorit, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia