Koçiu: Plan masash për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga qyteti i Sarandës, bëri të ditur planin e masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm.


Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, nga qyteti i Sarandës, bëri të ditur planin e masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të suksesshëm.

Koçiu theksoi se edhe pse Shqipëria po njeh trefishim të numrit të turistëve në 5 vitet e fundit, nuk kemi pasur probleme me menaxhimin e fluksit turistik.

“Në një vend ku numri i turistëve është dyfishuar dhe trefishuar në pesë vitet e fundit, problemi i menaxhimit të fluksit turistik do të ishte mëse i mundshëm. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, madje, në një kohë kur sistemi i ri Europian i Kontrollit Kufitar po krijon radhë dhe vonesa të mëdha në vendet e BE, Shqipëria është cilësuar nga shumë burime si një shembull për mirëmenaxhimin e kufirit dhe mungesën e radhëve”, vlerësoi Koçiu.

Sipas zv/kryeministres, “ky shembull i vendosur nuk është rastësi, por produkt direkt i një pune shumë voluminoze të institucioneve”.

Koçiu theksoi se “çdo vit, plani i masave është bërë edhe më i detajuar, duke shoqëruar hap pas hapi rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve që zgjedhin si destinacion Shqipërinë”.

“Policia e Shtetit, Policia Rrugore, Policia Kufitare, të gjithë institucionet e tjera kanë nisur dhe kanë vendosur në zbatim një plan masash duke filluar nga: shtimi i sporteleve dhe personelit në detyrë në pikat e kalimit kufitar; përmirësimi i sinjalistikës rrugore; caktimi i kalatave të dedikuara për anijet turistike; lehtësimi i procedurave të kalimit të kufirit; si dhe patrullim i vazhdueshëm i hapësirave bregdetare për të garantuar sigurinë në det nga mjetet lundruese”, nënvizoi zv/kryeministrja.

Në kuadër të parandalimit të zjarreve, Koçiu solli në vëmendje faktin se shërbimi kombëtar i Zjarrfikëseve është përgatitur gjithashtu për të përballuar çdo situatë.

Zv/kryeministrja u ndal edhe te masat që ka garantuar Shërbimi Kombëtar i Urgjencës, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që kanë zgjeruar më tej programin e tyre të suksesshëm të Qendrave Shëndetësore Verore.

Po ashtu, sipas Koçiut, Ministria e Kulturës po vendos në funksion një seri eventesh dhe ngjarjesh të larmishme kulturore.

“Gjithashtu institucione të tjera të varësisë si inspektoriatet, janë përgatitur për të siguruar që plani i masave të marra të zbatohet me përpikmëri.

Ndërkohë, Koçiu vlerësoi se në portin e Sarandës janë marrë të gjitha masat për të menaxhuar fluksin, për të lehtësuar lëvizjen, për të shmangur vonesat si dhe për të garantuar siguri maksimale.

Në këtë drejtim, ajo informoi mbi sistemin e ri që shumë shpejt do të aplikohet në Portin e Sarandës dhe atë të Durrësit.

“Sistemi e-Gate, në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ ka rezultuar shumë i suksesshëm në reduktimin e kohës së kalimit të kufirit në vetëm pak minuta. Saranda, është gjithmonë e më shumë një ndër destinacionet më atraktive të ofertës tonë turistike”, u shpreh ajo.

Në përfundim, Koçiu shprehu bindjen që edhe ky sezon turistik, me të gjithë organizimin dhe angazhimin e institucioneve tona do të garantojë që të kemi një sezon turistik të suksesshëm në të gjithë vendin.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i…