Votimi elektronik, Celibashi: Fshehtësi e plotë e votës, rezultati për 30 minuta

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, garantoi qytetarët në Elbasan, Kamzë dhe Vorë për fshehtësinë e votës


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një prononcim për mediet garantoi qytetarët në Elbasan, Kamzë dhe Vorë për fshehtësinë e votës, pasi në këto qytete votimi më 14 maj do të kryhet elektronikisht.

Celibashi tha se “sot do të verifikojmë aspektet e funksionalitetit të kësaj pajisjeje, si për rastin e përdorimit nga votuesit si dhe për rastin e transmetimit të informacionit që këto pajisje do të kenë në ditën e votimit dhe që do te transmetohet në qendrën e të dhënave në KQZ”.

“Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të Kodit Zgjedhor për të bërë testimin e funksionalitetit të teknologjisë. Sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik dhe nesër do të behet testimi i funksionalitetit të pajisjeve të identifikimit elektronik”, tha ai.

Po ashtu Celibashi gjeti rastin të theksojë garancinë e pajisjeve në lidhje me fshehtësinë e votës.

“Nuk ka asnjë lloj mundësie apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për subjekte të caktuara”, tha ai.

Në lidhje me pyetjen se ka pasur denoncime nga qytetarë në Elbasan për presione nga forcat politike sa i përket mundësisë së identifikimit të votës për të garantuar votën pro, Celibashi tha se “kemi pasur jo në mënyrë fare zyrtare, por kemi pasur disa shqetësime të tilla që janë adresuar në KQZ në lidhje me sigurinë dhe garancinë e fshehtësisë së votës”.

“Por jam këtu për ta rikonfirmuar për të disatën herë si personi i duhur për ta bërë këtë, për të thënë që garancia është e plotë 100 %. Kushdo që thotë të kundërtën është thjesht një spekulant politik dhe kërkon të përfitojë politikisht me këtë çështje”, u shpreh Celibashi.

Në lidhje me shpalljen e rezultatit në bashkitë me votim elektronik, Celibashi u shpreh se synohet që rezultati paraprak në këto tre qytete të shpallet brenda 30 minutave nga momenti i mbylljes së procesit të votimit.

“Synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimeve të kemi rezultatet paraprake. Ky është një projekt pilot me të panjohura edhe për ne që e aplikojmë këtë projekt nga pikëpamja teknike. Nga ajo që vlerësojmë besojmë se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë jo më shumë se 30 minuta nga momenti që mbyllet procesi i votimit”, u shpreh Celibashi.

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Gonxhja: Nisin kërkimet arkeologjike me ekipin shqiptaro-zviceran në Lin të Pogradecit

Mbetjet e drurit të shtëpive të zbuluara në ujë datojnë rreth viteve 6000 deri në 5800 para Krishtit.