Gonxhja: Dorëzohet raporti i planit strategjik për Galerinë e re Kombëtare të Arteve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin për dorëzimin zyrtar të raportit të planit strategjik për Galerinë e re Kombëtare të Arteve, hartuar nga MAXXI – Museo Nazionale delle Arti del XXI secolo, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes marrëveshjes G2G.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në takimin për dorëzimin zyrtar të raportit të planit strategjik për Galerinë e re Kombëtare të Arteve, hartuar nga MAXXI – Museo Nazionale delle Arti del XXI secolo, në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë përmes marrëveshjes G2G.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit drejtues të MAXXI-t, si Eleonora D’Alessandro, Lorenza Baroncelli dhe Pippo Ciorra, si dhe Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, i përfaqësuar nga drejtori Alessandro Ruggera, së bashku me përfaqësues nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja tha se “dokumenti paraqet një vizion bashkëkohor për administrimin dhe zhvillimin e Galerisë së re, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve profesionale, mbështetjen institucionale, realizimin e projekteve të përbashkëta dhe përafrimin me standardet më të mira evropiane”.

“Marrëveshja katërvjeçare vendos themelet për një partneritet afatgjatë në funksion të modernizimit të institucioneve kulturore, edukimit artistik dhe pasurimit të jetës kulturore në Shqipëri”, theksoi Gonxhja.

Raporti synon identifikimin e sfidave kryesore institucionale, analizën e modeleve bashkëkohore të administrimit dhe menaxhimit, propozimin e një strukture të re organizative, si dhe ndërtimin e një modeli financiar për qëndrueshmëri afatgjatë.

Në bazë të memorandumit të bashkëpunimit, nënshkruar në Romë mes fondacionit MAXXI dhe Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, institucionet do të kenë një bashkëpunim të pavarur institucional trevjeçar (2025–2028).

Përmes partneritetit, Shqipëria përfiton ekspertizë shumëvjeçare të një institucioni lider në fushën e artit bashkëkohor dhe arkitekturës, siç është Fondacioni MAXXI – Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit XXI në Romë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Times” përfshin Shqipërinë mes destinacioneve për pushime në pranverën e vitit 2027

Me afrimin e muajve të ftohtë dhe shkurtimin e ditëve, dëshira për të kaluar disa ditë pushimi në një mjedis…