“Green Vjosa”, hap i ri për mbrojtjen e biodiversitetit të lumit të fundit të egër në Evropë

Në Përmet u prezantua projekti “Green Vjosa”, një nismë e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të lumit Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë.


Në Përmet u prezantua projekti “Green Vjosa”, një nismë e rëndësishme për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të lumit Vjosa, i cilësuar si lumi i fundit i egër në Evropë.

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe Ministri Federal i Gjermanisë për Mjedisin, Carsten Schneider, prezantuan projektin që synon forcimin e mbrojtjes së biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave përgjatë lumit Vjosa.

Gjatë aktivitetit, delegacioni vizitoi Parkun Kombëtar të Lumit Vjosa, një prej ekosistemeve më të rëndësishme natyrore në Shqipëri, i njohur për vlerat e larta të biodiversitetit dhe rolin e tij në ruajtjen e ekuilibrave mjedisorë në rajon.

Projekti “Green Vjosa” 2026-2029, vlerësohet si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e statusit të mbrojtur të lumit dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor për komunitetet lokale përgjatë tij.

Ministri Jaupaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri.

Projekti pritet të kontribuojë në: forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e zonave të mbrojtura përmes trajnimeve, shkëmbimit të përvojave; nxitjes së bizneseve lokale dhe shërbimeve të bazuara në natyrë për krijimin e të ardhurave dhe vendeve të punës për komunitetin lokal si dhe në promovimin e Vjosës si një destinacion i rëndësishëm i turizmit të qëndrueshëm.

Parku Kombëtar i Vjosës është parku më i ri kombëtar i Shqipërisë dhe pjesë e aplikimit për t’u shpallur Rezervë e Biosferës nga UNESCO.

Burimi ATSH

Zjarri në Krujë, Rama: Shteti ishte në këmbë, heronjtë shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zjarri në Krujë, Rama: Shteti ishte në këmbë, heronjtë shmangën një bilanc që mund të ishte tragjik

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “ka përfunduar me vetëm një magazinë të shkrumbuar dhe asnjë banor të dëmtuar, një…