Hoxha pret Mexhitin: Asnjë tymnajë nuk mund të hyjë mes nesh si vëllezër

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një konferencë për mediet së bashku me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i Komunës së Çairit, iu përgjigj sot interesit të gazetarëve në lidhje me pretendimet rreth një komunikimi të brendshëm mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një konferencë për mediet së bashku me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe kryetar i Komunës së Çairit, iu përgjigj sot interesit të gazetarëve në lidhje me pretendimet rreth një komunikimi të brendshëm mbi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Hoxha deklaroi se debatet e fundit janë të tejkaluara dhe se situata ka evoluar, duke theksuar se ai i ka dhënë tashmë të gjitha sqarimet lidhur me pretendimet e ngritura. Ai u shpreh se nuk ka vend për keqinterpretime mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin që synohet të ndërtohet.

“Më vjen keq të them që keni mbetur në javën e kaluar, gjërat kanë evoluar. Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia në lidhje me atë që është pretenduar dhe do të doja të përdorja një shprehje. U ngrit kjo tymnajë e u pamë! Jam i hapur për t’u takuar në çdo kohë, në çdo rrethanë, qoftë kur biem dakord, edhe kur nuk biem dakord, sepse edhe në familje ka mosmarrëveshje. Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen, mbi atë që kemi, që duam të ndërtojmë, mbi atë që biseduam sot dhe që të që do të bëjmë”, tha Hoxha.

Sipas tij, çështjet e diskutuara i përkasin së kaluarës dhe nuk mund të ndikojnë në raportet aktuale, ndërsa theksoi se nuk ekziston asnjë “tymnajë” që mund të pengojë bashkëpunimin apo të errësojë atë që është e përbashkët dhe e domosdoshme.

“Keni ngelur në javën e kaluar. Ja ku e keni kryetarin e koalicionit “Vlen”. Janë të kapërcyera, te tejkaluara, sepse nuk ka asnjë tymnajë që mund hyjë mes nesh, nuk ka asnjë tymnajë që mund të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët. Nuk ka asnjë gjë që ngrihet nga hiçi që të errësojë atë është e përgjithshme, e domosdoshme, që të jemi bashkë si vëllezër dhe të punojmë bashkë”, tha ai.

Nga ana tjetër, Izet Mexhiti tha se “edhe një familje dhe vëllezër mund të ketë keqkuptime”.

Marrë nga ATSH

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Washington Post”: Udhëtimi në Shqipëri që zbuloi magjinë e një vendi autentik, përtej famës së rrjeteve sociale

Prej vitesh, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet më të përfolura të Evropës, e promovuar në rrjetet sociale si…