
Rama: Agroturizëm “Huqi”, rritje ndër vite duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë një shembull të suksesshëm të këtij sektori në rritje.

Investimet në agroturizëm po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për individë të ndryshëm, veçanërisht për ata që kanë lidhje të forta me zonat rurale. Ky sektor po njeh një zhvillim të qëndrueshëm, duke e shtrirë aktivitetin përgjatë gjithë javës dhe jo vetëm gjatë fundjavave, siç ndodhte më parë.
Lehtësitë fiskale dhe politikat mbështetëse kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e interesit për këtë lloj sipërmarrjeje, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi për ekonominë lokale dhe turizmin rural.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga agroturizmi “Huqi”, i vendosur në fshatin Radë të Durrësit, duke e cilësuar atë një shembull të suksesshëm të këtij sektori në rritje.
“Agroturizëm “Huqi”, në fshatin Radë të Durrësit, është një sipërmarrje që është zhvilluar ndër vite, duke zgjeruar aktivitetin dhe shërbimet e saj. E mbështetur nga AZHBR përmes Skemës Kombëtare, ajo ofron akomodim në kabina druri dhe gatime tradicionale me produkte të freskëta vendase”, u shpreh Rama.
Vizitorët mund të shijojnë natyrën, të vizitojnë fermën dhe të angazhohen në aktivitete si peshkimi, shëtitjet me varkë dhe guidat në kodrat përreth.
Agroturizmi po konsiderohet një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, duke kombinuar turizmin me bujqësinë dhe duke promovuar produktet vendase.
Qeveria po nxit kryesisht emigrantët, por jo vetëm ata, të investojnë në tokën dhe pronat e të parëve të tyre në zonat malore.
Përmes “Paketa e Maleve” ofron lehtësi dhe kushte favorizuese për rikthimin e kapitalit në këto territore, duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal dhe shfrytëzimin e potencialit të tyre.
Burimi ATSH


















