“Vatra”, simboli i nacionalizmit shqiptar dhe atdhedashurisë

Më 28 prill 1912 në Boston lindi Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, nën udhëheqjen e Fan Nolit, Faik Konicës dhe patriotëve të tjerë që bashkuan shoqëritë shqiptare të mërgatës në një federatë të vetme.


Më 28 prill 1912 në Boston lindi Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, nën udhëheqjen e Fan Nolit, Faik Konicës dhe patriotëve të tjerë që bashkuan shoqëritë shqiptare të mërgatës në një federatë të vetme.

Takimi i parë për themelimin e saj u mbajt më 24 dhjetor 1911, me pjesëmarrjen e shoqatës “Besa-Besë” dhe shoqërive të tjera, ndërsa më 13 qershor 1912 “Vatra” u njoh zyrtarisht nga institucionet ligjore amerikane. Në bordet e para drejtuese u përfshinë figura të shquara si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Llambi Çikozi e Kristo Kirka, të cilët e udhëhoqën organizatën dhe gazetën “Dielli”, duke e kthyer në shtyllë të identitetit kombëtar.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, “Vatra” funksionoi si një formë qeverie shqiptare në mërgim. Ajo dërgoi përfaqësues në Evropë dhe mbrojti të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. “Vatra” u bë zemra e diasporës, duke mbledhur fonde, duke organizuar trupa vullnetarësh dhe duke lobuar pranë presidentit amerikan Woodrow Wilson, i cili mbajti fjalën për mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë.

Në dekadat që pasuan, “Vatra” u shndërrua në simbol të nacionalizmit shqiptar dhe dashurisë e përkushtimit për atdheun, duke botuar libra, revista dhe duke mbajtur gjallë gjuhën shqipe e kulturën kombëtare.

Gazeta “Dielli”, organi i saj zyrtar, vijon të botohet, duke dëshmuar jetëgjatësinë e kësaj federate. Përmes veprimtarive kulturore, ndihmës për studentët, integrimit të shqiptarëve në SHBA dhe angazhimit për lirinë e demokracinë e kombit, “Vatra” ka mbetur një dritë udhëheqëse për diasporën dhe një zë i fuqishëm i shqiptarëve në botë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“Nave della Salute” mbërrin në Durrës, në fokus parandalimi si shtyllë e kujdesit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, në portin e Durrësit u ankorua…

Global 360

GJED: Marrëveshja Shqipëri-Itali për migrantët e ligjshme. Meloni: Ecim përpara

Protokolli Itali-Shqipëri “është i pajtueshëm” me rregullat e BE-së mbi riatdhesimin dhe azilin, me kusht që “të drejtat e emigrantëve…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Nave della Salute” mbërrin në Durrës, në fokus parandalimi si shtyllë e kujdesit shëndetësor

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi sot se, në kuadër të këtij bashkëpunimi, në portin e Durrësit u ankorua…