Turizmi shqiptar përballë sfidave globale – Hila: Ka interes të shtuar, por pasiguri për të mbyllur rezervimet


Tensionet në Lindjen e Mesme po ridimensionojnë edhe turizmin. Europianët tashmë po kërkojnë alternativa të tjera për të pushuar, e një prej këtyre destinacioneve është Shqipëria. Megjithëse pjesa më e madhe e rezervimeve janë mbyllur përpara përshkallëzimit të situatës, sërish, turistët e pavarur të minutës së fundit po rezervojnë pushimet e tyre në vendin tonë.

“Rezervimet janë përparësisht nga turistët e pavarur, pavarësisht rritjes që kemi krahasuar me një vit më parë. Janë ata turistë që zgjedhin struktura të vogla hoteliere, ose B&B. Ka edhe një rritje kërkese për pushimet e gjata, në hotelet All Inclusive, por Shqipëria nuk ka struktura mjaftueshëm që të përballojë ngritjen e nevojës. Që të jemi vendi zëvendësues për Egjiptin, ne nuk bëhemi dot, sepse nuk kemi struktura të ngjashme mjaftueshëm që ti përgjigjemi kërkesës. Edhe resortet e mëdha nuk kanë qenë të përgatitur për rritjen e kërkesës. Këto resorte kanë qenë të rezervuara më herët nga europianët. Ne jemi të limituar, kështu që turistët që mund të përthithim janë ata të pavarur. Tregu është dinamik”, thotë Aneo Hila, Operator Turistik.

Megjithatë, një tjetër faktor që po ndikon në turizëm është edhe kriza e karburantit. Shumë linja ajrore po paralajmërojnë anulim fluturimesh. Hila thotë se pasojat kanë filluar të ndihen dhe individët kanë më shumë pasiguri teksa mendojnë të rezervojnë pushimet.

“Pavarësisht se kompanitë ajrore janë të mbrojtura me çmime të fiksuara, kontratat bien poshtë. Këtu fillon problemi. Ne I kemi parë efektet e para të saj. Rritja e kostove mund të ketë efekt. Nuk është se bie kërkesa apo dëshira, por mund të mbyllen rrugët.

Nëse kostot e karburantit vazhdojnë të rriten, fluturimet do reduktohen, ose çmimet do rriten, për pasojë reduktim të prurjeve, jo të dëshirës.

Ka një kërkesë shumë të lartë, por hezitim për mbyllje pushimesh. E kemi parë këtë ngjatë gjithë muajit prill. Janë shumë të kujdesshëm me paratë që shpenzojnë. Do ketë më shumë rezervime të minutës së fundit, sesa të hershme siç ka qenë vitet e kaluara”, shprehet Hila.

Të dhënat e Instat për muajin mars tregojnë se se turistët që zgjedhin Shqipërinë vijojnë të dominohen nga tregje europiane si Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, ndërsa rritje të forta po vijnë edhe nga vendet nordike, veçanërisht Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Marrë nga Scan TV

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…