Rikonstruksioni i shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kushte moderne për 810 nxënës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër, një projekt që synon të krijojë kushte moderne dhe bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke e kthyer njëkohësisht shkollën në një vepër arkitekturore për qytetin.

Ministrja theksoi rëndësinë që institucionet arsimore të mos jenë vetëm objekte funksionale, por edhe hapësira që kontribuojnë estetikisht në qytete.

“Është e rëndësishme që projektet e shkollave dhe gjithë intitucioneve të jenë jo vetëm funksionale, por edhe vepra arkitekturore që i shtojnë vlerë qytetit. Më vjen mirë që po realizojmë një projekt të tillë për këtë shkollë,”- u shpreh Kumbaro.

Duke u ndalur tek zgjerimi i programeve pas shkollore, Kumbaro vuri theksin te përfshirja e programit “Toka në Shkollë”, për të cilin janë parashikuar hapësira të dedikuara në këtë shkollë. Sipas saj, ambientet e jashtme në shkollat që kanë hapësira duhet të shndërrohen në kopshte e parcela, ku nxënësit do të kenë mundësi të kujdesen dhe të mësojnë drejtpërdrejt për natyrën.

“Meqë jemi në fazë ndërtimi duhet të parshikojmë edhe hapësira për programin «Toka në Shkollë». Hapësira jashtë duhet të kthehet në kopsht për shkollën edhe për t’u zbavituar, por edhe për të mbjellë fëmijët fruta, perime dhe lule. E rëndësishme është që fëmijët të ndjejnë një tjetër marrëdhenie me tokën. Dhe merr vërtet kuptim kur themi “Toka në Shkollë”, sepse ata mbjellin, ujisin, vadisin, kujdesen për to dhe ndjejnë kënaqësinë kur vjen momenti që u marrin edhe frytet”, tha Kumbaro.

Shkolla “Ismail Qemali” ka 810 nxënës dhe një staf prej 52 mësuesish, 4 drejtues, si dhe shërbime që përfshijnë psikologun, punonjësen sociale dhe oficerin e sigurisë. Investimi i Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Ismail Qemali” do të sigurojë ambiente më funksionale, më të sigurta dhe më dinjitoze për nxënësit.

Burimi ATSH

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja inspektim në Qafë Botë dhe Tre Urat: Shërbim sa më efikas për udhëtarët dhe bizneset

Në kuadër të monitorimit të punës dhe përballimit të flukseve të shtuara të lëvizjes së udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit…