Ambasadorët e panjohur të Shqipërisë

2 korrik 1990, një date që nuk ka për tu harruar lehtë nga memoria kolektive e shqiptarëve


Nga Dr. Dorian Koçi

Kontakti i parë i Shqipërisë dhe pasqyrimi i vlerave të saj nëpër botë pas një izolimi të gjatë dhe të mundimshëm 1945-1990 ,ishin pikërisht njerëzit e thjeshtë të saj që u larguan nga vendi në kërkim të një jete dhe kushteve më të mira.

Pikërisht, në datën 2 korrik 1990, një date që nuk ka për tu harruar lehtë nga memoria kolektive e shqiptarëve filloi dhe shtegtimi i gjatë i shqiptarëve nëpër botë në kërkim të një jete më të mirë por dhe në përsosje të vetvetes si individë për të mbijetuar dhe përshtatur në një botë që e njihnin vetëm nëpërmjet valëve të para fshehurazi të Televizionit italian.

Sigurisht, që në këtë emigrim masiv të shqiptarëve nuk mund të gjeje gjithë ajkën e shoqërisë sepse ashtu si dhe në vendet e tjera që popullsitë u kishin emigruar do të gjeje aty dhe aventurierë, njerëz të papërgjegjshëm, njerëz lehtësisht të asimilueshëm apo dhe të ekspozuar ndaj aktiviteteve kriminale, por ajo që mbizotëroi në përgjithësi ishte se shumica e shqiptarëve emigrantë arritën të mbijetonin dhe përshtateshin mirë në vendet ku emigruan. Me punën e tyre të ndershme dhe pasionin për të ndryshuar shpejt jetën e tyre ata ndryshuan gradualisht dhe opinionin dhe mentalitetin e shoqërive vendasve ku ata emigruan. Për t’ia arritur këtij qëllimi ata arritën përmes një kalvarit ë gjatë dhimbjesh dhe vështirësish që mund të shprehet shumë mirë dhe nga statusi i tyre në gjuhët e vendeve pritëse dhe gjuhën shqip, në fillim si refugjatë dhe pasta të quajtur emigrantë të jashtëligjshëm dhe së fundi emigrantë dhe qytetarë të vendeve ku banojnë dhe punojnë. Ndryshimet në jetën e tyre u pasqyruan dhe në ndryshimet në shoqërinë shqiptare pasi një pjesë e tyre punoi për një farë kohe në dhe të huaj dhe u kthye sërish në atdhe duke sjellë eksperienca dhe detaje të rëndësishme të jetës së tyre në emigracion. Kështu,të paktën dy breza u edukuan me kulturën e punës dhe morën kontakt të drejtë për së drejtë me qendrat më të mëdha të kulturës evropiane. Në këtë mënyrë në bazë të kursimeve të tyre ra u bënë nga kontribuuesit kryesorë të ekonomisë së rilindur shqiptare dhe në sajë të guximit të tyre për të investuar u rigjallëruan shumë sektorë të ekonomisë së shërbimeve që ishin paralizuar prej kohësh.

Duke pasur parasysh këtë kontribut real të emigracionit në ringjalljen ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë është e udhës që vëmendja shtetërore të jetë më e madhe ndaj problemeve dhe vështirësive që ata hasin në jetën e përditshme aty ku banojnë dhe punojnë. Pajisja me pasaporta me ana e përfaqësive tona diplomatike është një hap i mirë dhe për tu përgëzuar por e rëndësishme do të ishte dhe tërheqja e kapitaleve të tyre këtu për të investuar në mënyrë të tillë që ekonomia shqiptare të mos mbetet e varur vazhdimisht nga remitancat e tyre por nga investimet e drejtë për së drejta. Kjo gjë do të sjellë jo vetëm hapje vendesh të reja pune, mirëqenie dhe zhvillim por do të riintegrojë në shoqërinë tonë një pjesë vitale të saj të konsideruar deri më tash periferike sepse nëse këto vite tranzicioni do të kishin nevojë për të vendosur një statujë në piedestal, aty patjetër duhet të ishte ajo e “emigrantit të panjohur” që duke punuar ndershmërisht ka përfaqësuar shumë mirë Shqipërinë, ka ndihmuar familjen e vet në Shqipëri dhe rrjedhimisht ka kontribuuar kaq shumë në zhdukjen e plagëve sociale si varfëria dhe mjerimi.

Tablo ilustruese nga Agim Sulaj: Emigranti.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.