Shkolla “Liri Gero” në Fier, model i arsimit modern falë investimeve në infrastrukturë

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot shkollën 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, e cila është transformuar në një institucion model sipas standardeve më të mira bashkëkohore.


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vizitoi sot shkollën 9-vjeçare “Liri Gero” në Fier, e cila është transformuar në një institucion model sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Gjatë takimit me nxënës dhe mësues, ministrja theksoi se investimet në infrastrukturën arsimore kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, duke e kthyer shkollën jo vetëm në një mjedis edukativ, por edhe në një hapësirë gjithëpërfshirëse komunitare.

“Shkollat moderne duhet të jenë vende ku fëmijët mësojnë, krijojnë, zhvillojnë talentin dhe ndihen mirë. Kjo shkollë është shembull i një transformimi të tillë”, u shpreh Kumbaro.

Shkolla ofron tashmë mundësi të zgjeruara për zhvillimin e talenteve në zeje, art, sport, shkencë dhe inovacion, falë ambienteve të reja, pajisjeve moderne dhe hapësirave funksionale që i shërbejnë të nxënit dhe mirëqenies së nxënësve.

Transformimi i shkollës “Liri Gero” është pjesë e një programi më të gjerë kombëtar për modernizimin e arsimit parauniversitar, që synon të krijojë kushte të denja për të gjithë nxënësit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Beja: Integrimi në BE, sfidë për shërbime doganore më cilësore dhe të sigurta

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian e vendos Doganën Shqiptare përpara një sfide të re për përmirësimin cilësor të shërbimit