Anëtarësimi në BE, Spiropali: Shqipëria, pikë strategjike që i duhet Europës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Spiropali theksoi se, vendi ynë po e shfrytëzon shumë mirë dritaren e hapur nga BE.

Spiropali foli rreth rëndësisë që ka integrimi i Shqipërisë, por tregoi se edhe vetë Evropa ka nevojë për ne.

“Sigurisht që Evropës i duhet integrimi i Ballkanit Perëndimor, dhe ne nuk duhet ta lëmë dritaren të mbyllet. Nuk ka vend që po e shfrytëzon këtë moment më mirë se Shqipëria. Ballkani Perëndimor nuk është më një periferi e largët”, tha Spiropali.

“Sot Evropa ka nevojë të bashkohet dhe integrimi evropian është bashkimi i vërtet i Evropës. Evropa është zgjuar për potencialin e saj. Shqipëria është një pikë strategjike që Evropës i duhet. Nuk ka vend që po përfiton nga ky moment më shumë sesa Shqipëria. Për ne Evropa nuk është vetëm proces demokratik, por është ëndrra e vjetër dhe mundësia e re”, tha Spiropali.

Burimi ATSH

Rama merr çmimin “CER Lord Jakobovits” për kontribut në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama merr çmimin “CER Lord Jakobovits” për kontribut në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.