Nations League për vajza/ Sfidat kundër Qipros, trajneri Grima: E meritojmë qëndrimin në Ligën B, jemi të gjithë optimistë se do ia dalim

Shqipëria do të luajë më 24 tetor në ora 18:00 ndeshjen e parë kundër Qipros në Larnaca. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 28 tetor në ora 18:00.


Kombëtarja e vajzave ka nisur prej të dielës pasdite përgatitjet për dy sfidat vendimtare ndaj Qipros, të vlefshme për fazën play-out të UEFA Nations League.

Paraditen e sotme, vajzat kuqezi zhvilluan stërvitjen e radhës në kuadër të këtij grumbullimi, teksa grupi nuk është ende i plotë dhe pritet të kompletohet në seancën e pasdites.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri i skuadrës, Armir Grima shprehet optimist për këto ndeshje dhe të njëjtën gjë sheh edhe tek ekipi që ai drejton.

“E kemi pritur këtë ditë që të vijmë në këtë nivel. Besoj që do japim maksimumin. Unë jam shumë optimist dhe shoh shumë optimizëm edhe te vajzat, shoh dëshirë dhe grintë. Është momenti i duhur që ne të vazhdojmë të qëndrojmë në Ligën B sepse besoj se e meritojmë. Edhe me rezultate, edhe me lojë dhe besoj se jemi të denjë të vazhdojmë në Ligën B” – thotë trajneri Grima, i cili tregon edhe se si vjen skuadra në këtë grumbullim.

“Kemi fat se shumë vajza po na luajnë jashtë Shqipërisë, në klube të huaja. Është shtuar shumë kontigjenti. Është fat sepse stërvitja është më sistematike, më e rregullt sepse vajzat janë të përgatitura mirë fizikisht. Shoh dëshirë te vajzat. Kjo më ngroh dhe shoh optimizëm për t’i kaluar këto dy sfida me sukses” – shton ndër të tjera profesor Grima.

Tekniku kuqezi flet edhe për kundërshtarin, ndërsa nënvizon se në këto sfida skuadra jonë duhet të luftojë me veten dhe mos t’i marrë si ndeshje të lehta. “E kemi studiuar, e dimë kush është Qipro. Besoj se ashtu na kanë studiuar edhe ato ne. Ne duhet të luftojmë me vetveten dhe mos të mendojmë që kjo është ndeshje e lehtë, sepse është shumë e rëndësishme. T’i japim vlerësimin që i takon këtyre ndeshjeve dhe të bëjmë hapin e madh te futbolli i vajzave sepse do të jetë një sukses i madh nëse ne vazhdojmë të rrimë në Ligën B” – përfundon për fshf.org trajneri Armir Grima.

Shqipëria do të luajë më 24 tetor në ora 18:00 ndeshjen e parë kundër Qipros në Larnaca. Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 28 tetor në ora 18:00.

Ndeshjet kundër Qipros konsiderohen si finale për ekipin kuqezi të vajzave, të cilat kërkojnë të ruajnë statusin e tyre në Ligën B dhe të vijojnë rrugëtimin në këtë nivel.

Lexo më shumë nga

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi me 85 vota pro ndarjen e re territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit…