Çano: Shqipëria kryeson në rajon me zbatimin e reformave për integrimin në BE

Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi tryezë të rrumbullakët me temë: “Monitorimi i Agjendës së Reformave në Shqipëri”, ku u diskutua progresi i vendit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF).


Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) organizoi tryezë të rrumbullakët me temë: “Monitorimi i Agjendës së Reformave në Shqipëri”, ku u diskutua progresi i vendit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (RGF).

Në këtë takim u prezantua Raporti i Parë i Monitorimit të RGF, i cili vlerëson arritjet deri në qershor 2025 dhe nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve si elementë kyç për suksesin në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimi të Ndihmës, SASPAC, Eridana Çano, theksoi rezultatet pozitive të Shqipërisë në zbatimin e reformave.

“Jam krenare që Shqipëria kryeson rajonin, me 51% të masave të përfunduara, përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ajo.

Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, organizatave të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke sjellë vëmendjen te nevoja për një monitorim të rregullt dhe të hapur të reformave, si dhe një angazhim të qëndrueshëm për përmbushjen e objektivave të integrimit evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.