Lipavský: Çekia mbështet ambicien e Shqipërisë për t’i përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027-ën

Ministri për Punët e Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavský deklaroi sot gjatë vizitës së tij në Tiranë se, Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Çekisë në ambicien për t’i përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027-ën, për të qenë gati për t’u bërë anëtarë të BE-së në 2030-ën.


Ministri për Punët e Jashtme të Republikës Çeke, Jan Lipavský deklaroi sot gjatë vizitës së tij në Tiranë se, Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Çekisë në ambicien për t’i përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027-ën, për të qenë gati për t’u bërë anëtarë të BE-së në 2030-ën.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Lipavský u shpreh se, “Shqipëria është një vend mik dhe aleat dhe kemi një partneritet afatgjatë në shumë fusha”.

“Çekia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe natyrisht shkëmbim tregtar të ndërsjellë më shumë sesa edhe me partnerë të tjerë evropianë”, tha Lipavský.

“Ju përmendët një shifër të 110 mijë turistësh çekë që vizitojnë Shqipërinë çdo vit. Dhe nuk janë vetëm destinacione turistike si Saranda dhe Durrësi, por edhe natyrisht pjesa tjetër e mrekullueshme dhe malet spektakolare”, tha Lipavský.

“Studentët tanë, studiuesit tanë të shkëmbyer kanë pasur numër shumë të madh kontaktesh”, shtoi ai.

Lipavský u shpreh se, “Çekia ka qenë një mbështetëse mjaft e fortë e integrimit, që nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor, pa Shqipërinë. Ishte kënaqësi për mua që të nisnim bisedimet me Shqipërinë gjatë Presidencës çeke në korrik të 2022-shit”.

Ai theksoi se, Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Çekisë në ambicien për t’i përmbyllur bisedimet e anëtarësimit deri në 2027-ën, për të qenë gati për t’u bërë anëtarë të BE-së në 2030-ën.

Duke folur për agresionin e Rusisë në Ukrainë, Lipavský u shpreh se, “po përballemi me lindjen e një gjeopolitike brutale dhe gjithë këto kërcënime mund të bëhen dhe ekzistenciale për ne”.

“Është shumë e rëndësishme që Çekia dhe Shqipëria janë aleatë në NATO dhe gjithashtu edhe evropianët dhe demokracitë duhet të rrinë së bashku më shumë sesa kurrë”, tha ai.

Pra shtoi Lipavský, “menaxhimi i marrëdhënieve transatlantike është bërë pjesë e sfidave strategjike me të cilat përballen si Çekia, ashtu edhe Shqipëria”.

“Natyrisht do të promovojmë edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Do të hapim një forum sektorial biznesi me kompani të interesuara dhe institucionet nga të dyja vendet sot”, tha Lipavský.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.