Rama: Me arsim profesional puna e garantuar, nevoja për staf të kualifikuar alarmante

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit, ku studiojnë 1, 400 nxënës, me 8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.


Kryeministri Edi Rama ishte sot në shkollën profesionale të qytetit të Elbasanit, ku studiojnë 1, 400 nxënës, me 8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.

Kryeministri Rama vlerësoi se këto shifra optimiste flasin për thyerjen e mentalitetit se arsimi profesional është i kategorisë së dytë.

“Lajmi i mirë është se po thyhet mentaliteti se arsimi profesional është kategori e ulët. Arsimi profesional është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë që të mos ngelet pa punë. Po ashtu kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit, por ndryshe nga ata që mbarojnë arsimin e përgjithshëm ka edhe një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit apo pas universitetit për të bërë sipërmarrjen e vetë”, shtoi Rama.

Sipas kryeministrit, është një ndryshim i madh edhe për faktin se sipërmarrjet tani nuk kanë ku shkojnë pa punonjës të kualifikuar, ndaj duhet ta kuptojnë se duhet paguar puna ashtu si e meriton.

“Tani pagat janë rritur dhe nevoja për punonjës të kualifikuar është bërë alarmante. Të gjithë ata që synojnë në arsim profesional e kanë të garantuar se do të gjejnë punë”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ndikim ka edhe faktori i rritjes ekonomike.

“Ekonomia rritet dhe rritet nevoja për punonjës të kualifikuar sidomos në fushën e teknologjisë. Me aftësi në teknologji ti punësohesh jashtë shtetit pa lëvizur nga shtëpia dhe merr paga që janë shumë të larta në varësi të asaj që ti ofron. Janë 17-18 vjeç që i kanë pagat sa gjithë familja bashkë”, tha Rama.

Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja kërkoi që të rinjtë në tregun e punës të kërkojnë plotësisht pagën e tyre dhe të mos bien pre e informalitetit dhe abuzimit me pagën.

“Sepse kemi shumë nevojë për kontribute reale. Duhet t’i edukojmë edhe në aspektin e të drejtave të tyre dhe të efekteve që vijnë nëse këto të drejta shkelen për gjithë skemën e pensioneve. Për të gjitha këto paga të larta në shtet detyrimet janë të garantuara, ndërsa në privat ne duhet të arrijmë të punojmë që t’i mbrojmë ato”, shtoi Gonxhja.

Kryeministri Rama theksoi se “kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët dhe një pjesë tjetër të merret nën dorë për të mos paguar sigurimet shoqërore, faktikisht i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marri nga pensioni i gjyshes dhe i gjyshes”.

“Sigurimet shoqërore që secili e paguan për pensionin e vetë, aktualisht shkojnë në arkën e sigurimeve shoqërore dhe paguhen pensionet. Në këtë pikë duhet të kemi shumë më tepër vetëdije dhe të vendosim barrikadën që ‘pagën e dua të plotë, të pastër me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sepse pastaj është e kotë të kërkohet rritja e pensioneve. Kjo ndodh kur të gjithë bashkë kontribuojmë për sigurimet shoqërore”, shtoi Rama.

Ndërkohë sipas kryeministrit, sepse ndërkohë varianti tjetër është që të paguash edhe më shumë nga taksat, gjë që ne e bëjmë sot.

“Arka e sigurimeve shoqërore nuk e mbulon shpenzimin për pagesën e pensioneve aktualisht. Përkundrazi ka një defiçit dhe ne e paguajmë me taksa. Por të shtosh pagesën nga taksa dhe të bësh që njerëzit që paguajnë edhe taksa dhe sigurimeve shoqërore të mos marrin nga pagesat e taksave të gjitha ato që meritojnë në aspektin e shumë shërbimeve, sepse duhet mbushur gropa, kjo është padrejtësi shumë e madhe. Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale dhe për një shef është haptazi kriminal”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se qeveria do të marrë masa shumë të forta për këtë, por në të gjitha rastet sipas tij, “duhet të jetë koshiencë shoqërore që edhe të moshuarit të kenë pjesën e tyre të rritjes ekonomike në xhepin e tyre”.

Rama nënvizoi se në krahasim me me situatën ku jemi nisur situata është krejt tjetër.

“Sidomos për pjesën e atyre që dalin në pension pas reformës së parë që kemi bërë”, shtoi ai.

Duke u ndalur te rritja e pagave për mësuesit, Rama theksoi se paga mesatare e mësuesve sot shkon në 950 euro. “Një pagë dinjitoze, natyrisht që do ta rrisim më tutje, por është në radhë të parë rezultat i rritjes ekonomike dhe rritjes së mundësive sepse ne kemi zgjeruar mundësitë. Sfida kryesore është zgjerimi i mundësisë për pensionistët, kjo është pjesa më e vështirë”, shtoi ai.

Shkolla profesionale e Elbasanit ka një larmi programesh studimi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës; si TIK, Hoteleri-Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulike, Tekstil Konfeksione, Shërbime Mjete Transporti, Mekanikë, Elektroteknikë etj. Ajo po zbaton dhe Sistemin Dual, ku aktualisht janë rreth 300 biznese që ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor