10 vite muzeu “Marubi”, Rama: E rilindëm nga rrënojat një nga thesaret më të çmuara të memories kombëtare

Muzeu “Marubi” në Shkodër, i krijuar 10 vite më parë, është shndërruar në një hapësirë dialogu ndërmjet historisë dhe të tashmes, arkivit dhe interpretimit bashkëkohor.


Muzeu “Marubi” në Shkodër, i krijuar 10 vite më parë, është shndërruar në një hapësirë dialogu ndërmjet historisë dhe të tashmes, arkivit dhe interpretimit bashkëkohor.

Kryeministri Edi Rama në 10-vjetorin e krijimit të muzeut “Marubi” ndau në rrjetet sociale një video që tregon punën e bërë për krijimin e këtij muzeu.

“10 vite Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, një moment i rëndësishëm për kulturën, kujtesën dhe identitetin e Shkodrës. E rilindëm nga rrënojat një nga thesaret më të çmuara të memories sonë kombëtare dhe e kthyem në një hapësirë dinjitoze europiane, ku historia e fotografisë shqiptare jeton dhe flet përmes imazheve që kanë dokumentuar kohën”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “sot “Marubi” është jo vetëm krenari e Shkodrës, por edhe një nga institucionet kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë, që dëshmon se kur investohet te kultura, ruhet identiteti dhe forcohet lidhja me rrënjët tona. Dhe kjo është vetëm një pjesë e transformimit kulturor që Shkodra meriton dhe do të vazhdojë të ketë”.

Në Ditën e Europës, një dekadë më parë, hapi dyert një institucion që nuk u mendua vetëm si hapësirë ruajtjeje e imazhit, por si një vend ku fotografia do të vazhdonte të jetonte si kujtesë, dëshmi historike dhe formë reflektimi mbi shoqërinë.

Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Gegë Marubit, fotografit të fundit të Dinastisë Marubi, falë të cilit u shpëtuan dhe u ruajtën përjetësisht koleksionet e fotografëve të Shkodrës, themeli i arealit të fotografisë shqiptare.

Në këto dhjetë vite, Muzeu “Marubi” është shndërruar në një hapësirë dialogu ndërmjet historisë dhe së tashmes, ndërmjet arkivit dhe interpretimit bashkëkohor. Përmes rreth 40 ekspozitave, mbi 60 bisedave, konferencave e tureve, si dhe afro 200 punëtorive dhe masterklasave të edukimit, muzeu ka ndërtuar një marrëdhënie të re me fotografinë dhe publikun.

Paralelisht me aktivitetin publik, puna mbi arkivin ka qenë një nga dimensionet më të rëndësishme të institucionit.

Nëse para dhjetë vitesh arkiva numëronte rreth 493.823 negativë, sot ajo i afrohet 542.823 fotografive, ndërsa rreth 80% e fondit është konservuar, duke garantuar ruajtjen e kësaj kujtese vizuale për brezat që vijnë.

Në vetëm një dekadë, Muzeu “Marubi” arriti të afirmohej edhe ndërkombëtarisht: në vitin 2017 u përzgjodh në listën e ngushtë për European Museum of the Year Aëard, ndërsa në vitin 2025 arkivi i tij u regjistrua në Regjistrin Ndërkombëtar “Memory of the World” të UNESCO-s.

Në vijim të këtij vizioni për pasurimin dhe riaktivizimin e arkivës, Muzeu “Marubi” do ta shënojë këtë dekadë me një ekspozitë kushtuar fotografit shqiptaro-amerikan Gjon Mili, duke e sjellë për herë të parë në Shkodër koleksionin e tij origjinal nga Nju-Jorku.

Dhjetë vite më pas, Muzeu “Marubi” mbetet jo vetëm një institucion i kujtesës, por një vend ku arkivi vazhdon të dialogojë me kohën tonë.

Burimi ATSH

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha nga Forumi Strategjik i Bledit: Zgjerimi e bën BE-në më të fortë dhe më të bashkuar

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin mbi “Zgjerimin si Mjeti i Ardhshëm Gjeopolitik…