Gonzato: Raporti i Komisionit Evropian, vlerësim pozitiv për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur sot me rastin e Ditës së Europës, u shpreh se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë është pozitiv.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e mbajtur sot me rastin e Ditës së Europës, u shpreh se raporti i fundit i Komisionit Evropian për Shqipërinë është pozitiv.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe personalitete të tjera të diplomacisë, Gonzato iu përgjigj interesimit të medias lidhur me deklaratat e fundit të opozitës, sipas të cilave procesi i integrimit të vendit tonë ka mbetur në vendnumëro.

Gonzato tha se “grupi i punës “Coela” është një grup që bashkon përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Bëhet fjalë për një grup diplomatësh që mblidhen me dyer të mbyllura, në prani të Komisionit Europian, për të diskutuar dhe debatuar mbi çështjet e zgjerimit. Komisioni Europian i ka dorëzuar këtij grupi pune raportin, e njohur si IBAR, për Shqipërinë”, tha Gonzato.

Sipas tij, ky është një raport që vlerëson nëse Shqipëria i ka përmbushur piketat e përkohshme për të kaluar në fazën tjetër të procesit, që është përcaktimi i piketave përmbyllëse dhe më pas mbyllja e kapitujve të negociatave.

“Raporti i Komisionit ka bërë një vlerësim pozitiv për Shqipërinë. Tani janë shtetet anëtare ato që do ta diskutojnë këtë raport. Është e rëndësishme të kuptohet se shtetet anëtare nuk e hedhin në votë raportin e IBAR, sepse është e drejtë ekskluzive e Komisionit Europian ta hartojë dhe ta miratojë atë. Ato thjesht e diskutojnë dhe japin qëndrimet e tyre politike”, vijoi ai.

Ambasadori Gonzato nënvizoi se “nën udhëheqjen e Presidencës së Këshillit të BE-së, që aktualisht mbahet nga Qiproja, ajo që duhet të ndodhë është miratimi i një qëndrimi të përbashkët të Bashkimit Europian, i cili do të përcaktojë piketat përmbyllëse që Shqipëria duhet të përmbushë për të ecur drejt mbylljes së negociatave”.

“Kapitulli i “Themeloreve” është kapitulli i parë që hapet dhe i fundit që mbyllet. Kjo do të thotë se nuk mund të ketë mbyllje të negociatave nëse nuk përmbushen këto standarde”, përfundoi Gonzato.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.