Rama: KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë të negociatave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se garancia për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian nuk lidhet me premtime politike, por me përmbushjen e reformave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Komisioni Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se garancia për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian nuk lidhet me premtime politike, por me përmbushjen e reformave dhe detyrimeve të përcaktuara nga Komisioni Europian.

Në aktivitetin e organizuar nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, nën logon “Open Space”, në kuadër të Javës së Europës, Rama theksoi se negociatat zhvillohen mes Shqipërisë dhe Komisionit Europian, i cili vlerëson në mënyrë teknike dhe objektive ecurinë e vendit, ndërsa shtetet anëtare përfshihen më pas në procesin e miratimit të raporteve dhe vendimmarrjes.

“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vetë. Nuk e di kuptohem, që do të thotë që Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjet dhe tani është Komisioni që po diskuton me shtetet anëtare dhe të thuash këtu u bllokua nga X-i apo nga Y-i është të shesësh ajër dhe kush beson se ajri blihet, e blen”, shpjegoi Rama.

Por, vijoi ai, ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinionit publik, për ta kuptuar si funksionon dhe për ta transmetuar tek opinioni publik sepse është një proces që kërkon vërtetë studim për mënyrën si funksionon.

““Garancitë” është njësoj si të thuash kur shkon në një luftë çfarë garancish ke që do ta fitosh luftën? Lufta fitohet duke luftuar, një ndeshje fitohet, duke u stërvitur dhe duke bërë të gjitha detyrat gjatë 90 minutave, një përpjekje çfarëdo fitohet duke u përpjekur”, tha Rama.

Sipas tij, nuk ka një garanci të shkruar që “unë do ia dal që në pesë vjet të marr diplomën e universitetit pavarësisht se sa unë do përpiqem për ta marrë. Jo, ti e ke aty mundësinë, por duhet të përpiqesh!”.

“Dhe ne e kemi të shkruar, nuk është diçka e imagjinuar, por është e shkruar dhe nuk është e shkruar nga ne, por është e shkruar nga Komisioni Europian dhe e diskutuar bashkarisht, një kalendar shumë ambicioz për të mbyllur negociatat dhe përsëris, për ne është e rëndësishme në radhë të parë çfarë thotë Komisioni Europian, sepse Komisioni Europian shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Nuk e shikon në mënyrë politike dhe subjective”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, vijoi kryeministri, që subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënshëm në pikëpyetje, sepse është në të drejtën e çdo shteti anëtar që të ketë subjektivitetin e vet dhe të kërkojë të bëjë pyetje.

“Kështu që, ne e kemi me Komisionin. Kur Komisioni thotë “Shqipëria i ka plotësuar” për ne detyra është kryer dhe presim të kalojmë në fazën tjetër dhe ndërkohë natyrisht ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet, sepse kjo nuk është thjesht çështje e këtyre detyrave, kjo është një çështje e zbatimit të ligjit, kjo është një çështje e çdo aspekti të jetës së vendit, kjo është një çështje e reformave dhe e mënyrës se si ato implementohen”, nënvizoi Rama.

Kjo, vuri në dukje ai, është një çështje e raportit me mediat.

“Mundëm të vëmë në dispozicion të miqve të Shqipërisë dhe të njerëzve të interesuar një raport faktesh për si është në të vërtetë si situata e lirisë së mediave në marrëdhëniet me qeverinë, pa i hequr asnjë presje atyre shqetësimeve të ngritura, të cilat po përpiqen t’i adresojmë edhe këtu me ndihmën e Komisionit në ligjin për mediat, çështjet e pronësisë, çështjet e sigurisë së gazetarëve në aspektin e punës dhe në aspektin financiar, jo në aspektin fizik, se ka shumë e shumë vite që s’ka gazetarë në Shqipëri të lënduar fatmirësisht, për arsye politike dhe nuk ka se si të ketë dhe të gjithë e patë dhe e panë dhe kam marrë shumë mesazhe nga miq të huaj të cilët ishin të shokuar, që në Shqipëri 60% të kohës televizive e merr opozita dhe që në Shqipëri thuajse 60% të medias online e dominon fryma kundër qeverisë dhe nëse këto të dyja janë qartësisht kohë opozitare dhe frymë opozitare kundër qeverisë, pjesa tjetër nuk është pro qeverisë”, tha më tej ai.

Pjesa më e madhe e pjesës tjetër, nënvizoi Rama, është neutrale sipas fakteve dhe kjo është pjesë e gjësë që ne jemi dhe që duam të jemi, shumë thjeshtë.

“Pra, garancia është tek fakti që ne duhet të përpiqemi përditë përditë, përditë dhe pastaj është komisioni që na gjykon”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë të negociatave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se garancia për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian nuk lidhet me premtime…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: KE i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë të negociatave

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se garancia për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian nuk lidhet me premtime…