Hoxha: Për Shqipërinë Europa nuk është thjesht destinacion, por zgjedhje vlerash

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Ferit Hoxha pvrcolli sot urimin për Ditën e Evropës, ndërsa ndau në rrjetin social “X” fjalët e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa për këtë ditë që kujton një nga arritjet më të mëdha politike dhe ekonomike të kontinentit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme, Ferit Hoxha pvrcolli sot urimin për Ditën e Evropës, ndërsa ndau në rrjetin social “X” fjalët e presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa për këtë ditë që kujton një nga arritjet më të mëdha politike dhe ekonomike të kontinentit.

“Dita e Europës është dëshmi e kuptimit të paqes, unitetit, solidaritetit dhe bashkëpunimit. Ajo është gjithashtu një kujtesë se këto vlera nuk janë të mirëqena; ato janë fituar me shumë përpjekje dhe nuk duhet të merren kurrë si të garantuara”, shkroi ministri Hoxha.

Kryediplomati shqiptar vlerësoi se Europa u ndërtua mbi bindjen se dialogu është më i fortë se përçarja, solidariteti më i fortë se frika dhe shpresa më e fortë se konflikti.

“Për Shqipërinë, Europa nuk është thjesht një destinacion. Ajo është një zgjedhje vlerash: demokracie, lirie, dinjiteti, shteti të së drejtës dhe përgjegjësie të përbashkët për një të ardhme më të mirë”, theksoi ai.

Sot, ndërsa festojmë Ditën e Europës, vijoi Hoxha, festojmë gjithashtu brezin e ri: ëndrrat, talentin, energjinë dhe besimin e tyre në një kontinent më të hapur, më të drejtë dhe më të bashkuar.

“Shqipëria mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj rrugës së saj europiane, sepse e ardhmja jonë i përket familjes #Europiane, duke qenë të gatshëm të kontribuojmë me kulturën tonë, qëndrueshmërinë tonë dhe besimin tonë të palëkundur në një Europë të bashkuar, të lirë dhe në paqe”, vuri në dukje ministri.

“Gëzuar Ditën e Europës! Sot është gjithashtu edhe Dita e Shqipërisë”, përfundoi ai mesazhin.

Më 9 maj të çdo viti, shtetet anëtare të BE-së festojnë Ditën e Evropës. Në përvjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Shumanit në vitin 1950, kjo është një ditë reflektimi mbi bashkëpunimin, prosperitetin dhe paqen e arritur nëpërmjet projektit evropian.

Burimi ATSH

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

Në mbledhjen e task-forcës, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se siguria e pushuesve dhe standardet në…