Hajdaraga: Dendias, kontribut në lartësimin e nivelit të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias, vizitoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë.


Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Dendias vizitoi Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Lamin e bëri të ditur, ambasada e RSH-së në Athinë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të nderuar të mikprisnim në selinë e Ambasadës, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, në një vizitë miqësore e cila shënoi një moment historik në vigjilje të përvjetorit të 52-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”.

“Ambasadorja e RSH-së në Athinë, Luela Hajdaraga, shoqëruar nga personeli diplomatik i Ambasadës kanë rezervuar një pritje të ngrohtë tradicionale shqiptare në nder të Dendias, i cili gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm ka kontribuar në mënyrë proaktive në lartësimin e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në njoftim.

“Duke e cilësuar si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Ambasadorja Hajdaraga i ka shprehur Ministrit Dendias mirënjohjen e veçantë për rolin e tij, me bindjen se lidhjet historike mes popujve tashmë janë konvertuar pakthyeshmërisht në bashkëpunime konstruktive mes dy vendeve tona dhe në rajon më gjerë”, thekson ambasada.

Ministri Dendias ka marrë pjesë si i ftuar special nga Ambasadorja Hajdaraga, në drekën e punës shtruar në kuadër të takimit të grave ambasadore të akredituara në Greqi.

Kompanitë shqiptare në fokus të konferencës “Business 2030

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara organizojnë Konferencën “Business 2030”

Global 360

Epoka e post-së vërtetës, “faktet alternative” dhe Kina në lupën e medias

  Nga Dr. Marsela Musabelliu Psikologët përdorin termin “gaslight” (shqipëruar ndriçim/ndezje me gaz) për t’iu.

Diplovista

Djali kujton historinë e nënës që u shpëtua në Shqipëri gjatë Holokaustit

Zëri i Amerikës interviston djalin Juta Gerechter, Benjy Neumman dhe familjarët e Njazi dhe Lisa Lotte Pilkut

Gjeopolitika

Dialogu dhe kooperimi Francë & Europë me Kinën si alternativë për paqe!

Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, realizoi në Kinë një vizitë treditore

OPED

Mid’hat Frashëri, diplomat, albanalog dhe antropolog i spikatur

Fjala në përurimin e vëllimit të tetë të veprës së zgjedhur të Mid'hat Frashërit.

Profil

Jepini pasaportën kuqezi “shqiptares” Yuri Kim!

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Masmedia

”The Sun”: Shqipëria vendi i ri i pushimeve verore në Evropë

Mesatarisht, kostoja e jetesës në Tiranë është rreth 61 për qind më e ulët se në Londër.