
Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Albanien Reisen GmbH, marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë në Zvicër
Marrëveshja i nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Drejtori Menaxhues dhe themelues i Albanien Reisen GmbH, Saimir Shala

Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Albanien Reisen GmbH nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e Shqipërisë në Zvicër dhe më gjerë në Evropë.
Marrëveshja, e nënshkruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe Drejtori Menaxhues dhe themelues i Albanien Reisen GmbH, Saimir Shala, synon forcimin e prezencës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, promovimin e vlerave kulturore, natyrore dhe gastronomike të vendit, si dhe nxitjen e turizmit hyrës.
Një partneritet i ri për të sjellë më shumë vizitorë, për të zgjeruar praninë e Shqipërisë në tregjet turistike ndërkombëtare dhe për ta pozicionuar vendin si një destinacion tërheqës, autentik dhe gjithëvjetor.


















