Begaj pret Von der Leyen: Anëtarësimi në BE, objektiv strategjik i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Biseda u fokusua mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, reformat dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj i përcolli presidentes së KE, Von der Leyen mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë, ndërsa rikonfirmoi se anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit.

Teksa e cilësoi anëtarësimin në BE edhe si proces transformues për sa i përket forcimit të institucioneve, demokracisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Presidenti i Republikës vuri në dukje se Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në procesin negociues drejt finalizimit.

Plani i rritjes, SEPA, EU4schools, janë shembuj të prekshëm të suksesit të këtij procesi.

“Shqipëria i qaset këtij procesi me besim, por edhe me një kuptim të qartë të përgjegjësisë që ai mbart. Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027”, theksoi Presidenti Begaj.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit nënvizoi se sundimi i ligjit, reforma në drejtësi, si dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten përparësi themelore.

Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazuar në meritë dhe rezultate konkrete.

“Ne besojmë, – u shpreh Presidenti Begaj, – se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete. Jo vetëm të bëjmë ligje, por të rrisim standardet sipas atyre evropiane dhe t’i vëmë në zbatim.”

Kreu i Shtetit riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar rrugën e saj evropiane me përgjegjësi dhe përkushtim, duke kontribuuar njëkohësisht në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe të Evropës.

Burimi ATSH

Bodo inspekton sigurinë dhe kushtet e trajtimit të të paraburgosurve në burgun e Beratit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë inspektuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Berat,…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Bodo inspekton sigurinë dhe kushtet e trajtimit të të paraburgosurve në burgun e Beratit

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, zhvilloi një vizitë inspektuese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Berat,…