Rama: E drejta e vetos nuk i bën mirë BE-së dhe as vendeve anëtare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se e drejta e vetos nuk është e drejtë që i bën mirë Bashkimit Europian dhe as vendeve anëtare.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se e drejta e vetos nuk është e drejtë që i bën mirë Bashkimit Europian dhe as vendeve anëtare.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të së drejtës së vetos, ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme është një mekanizëm i tejkaluar.

Ndërkohë Rama tha se “ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen”, ndërsa bëri të ditur se traktatet e mëparshme për ish-vendet kandidate që tashmë janë shtete anëtare, kanë pasur disa masa sigurie.

“Kjo është gjë e mirë që ne i dimë dhe do të shikojmë pra se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla. Ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet të jetë bërë shtet anëtar. Pra do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë të flasim për të në të ardhmen”, u shpreh Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se Shqipërisë nuk i duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familje ku duhet të ndihemi të privilegjuar që të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…