Von der Leyen: Angazhimet e ndërmarra duhet të vijojnë edhe pas anëtarësimit në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna për paketën e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian vijon, ndërsa theksoi se traktatet e ardhshme të anëtarësimit mund të përfshijnë masa sigurie, të ngjashme me ato të parashikuara në traktatet e mëparshme.


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se puna për paketën e re të zgjerimit të Bashkimit Evropian vijon, ndërsa theksoi se traktatet e ardhshme të anëtarësimit mund të përfshijnë masa sigurie, të ngjashme me ato të parashikuara në traktatet e mëparshme.

E pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp që dha sot me kryeministrin Edi Rama nëse paketa e re do të favorizojë apo diskriminojë vendet anëtare, Von der Leyen tha se ende nuk mund të japë detaje.

“Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, kështu që nuk mund të hyj në hollësi. Megjithatë, ajo që mund të them është që ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen”, u shpreh ajo.

Von der Leyen theksoi se traktatet e mëparshme të anëtarësimit, për vendet që tashmë janë anëtare të BE-së, kanë përfshirë disa masa sigurie.

“Informacion shumë i rëndësishëm për ju është që traktatet e mëparshme për ish-vendet kandidate, që tashmë janë vende anëtare, kanë pasur disa masa sigurie. Që të ekzistojnë këto lloj masash është gjë e mirë që ne e dimë dhe do të shikojmë sesi këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla”, deklaroi Presidentja e KE-së.

Ajo nënvizoi se angazhimet e ndërmarra gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

“Siç e thashë, ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet është bërë shtet anëtar”, tha Von der Leyen.

“Pra, do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë edhe të flasim për të në të ardhmen”, u shpreh ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për përgatitjen e kandidaturës së rajonit të Prespës për përfshirjen në…